A është e vërtetë se lëkurat e yndyrshme rrudhosen më pak?

0 0

Ka disa stereotipe për lëkurën e yndyrshme, si pamja e poreve të mëdha, lëkurë me shkëlqim apo shpesh këto lloj lëkurash janë të prirura për të pasur akne dhe pika të zeza.

Një tjetër gjë që besohet shumë është se kjo lloj lëkure zhvillon më pak rrudha se llojet e tjera të lëkurës, veçanërisht nga lëkura e thatë.

Por sa e vërtetë është kjo?

Përgjigja e shkurtër është: Lëkura me yndyrë plaket ndryshe ndryshe nga llojet e tjera të lëkurës por kjo nuk do të thotë se ka më pak rrudha. Kjo lloj lëkure thjesht do të ketë lloje të ndryshme rrudhash.

Ka shumë shenja të plakjes dhe formimi i rrudhave është një prej këtyre shenjave, megjithëse shpesh kjo konsiderohet si një ndër më të mëdhatë.

Shenjat e tjera të plakjes përfshijnë:

  • Pigmentimin;
  • Enët e dëmtuara të gjakut;
  • Tharje lëkure;
  • Poret e zgjeruara;
  • Humbja e qëndrueshmërisë së lëkurës dhe tonit të saj.

Arsyeja e daljes së rrudhave nuk vjen nga prodhimi ose jo i yndyrës së lëkurës. Rrudhat vijnë për shkak të ndarjes dhe humbjes së fibrave të kolagjenit dhe elastinës, të cilat janë përgjegjëse për sigurimin e mbështetjes dhe strukturës së lëkurës.

Kjo vjen për shkak të plakjes së brendshme, por edhe mënyrës së jetesës, shprehive të përsëritura të fytyrë, forcës së gravitetit, dhe kontribuesit më të madh: diellit. Këta faktorë ndikojnë në të gjitha llojet e lëkurës.

Çfarë nënkupton lloje të ndyrshme lëkure plaken ndryshe?

Yndyra i siguron lëkurës lagështi dhe një pamje më të gjallëruar. Ndërsa kur keni lëkurë të thatë mund të duket sikur keni më shumë rrudha.

Lëkura normale apo ajo që herë është e thatë dhe herë e yndyrshme mund të jetë midis dy të parave.

Gjenetikisht, lëkura e thatë ka tendencë të jetë më e hollë, poret janë më të vogla, dhe lëkura duket sikur është më e lehtë. Por linjat e bukura ose rrudhat duken më të ekzagjeruara. Lëkura e yndyrshme nga ana tjetër, ka poret shumë më të mëdha dhe është më e trashë. Kjo siguron material mbushës ose qeska me yndyrë nën lëkurë.

Për shkak të kësaj, lëkura e yndyrshme do të ketë më pak linja të dukshme apo vija që gjenden shpesh në fytyrë.

Lëkura e yndyrshme është më e trashë atje ku ka gjëndra yndyre që do të thotë se vijat apo rrudhat në ballë mund të jenë më pak të dukshme. Megjithatë, lëkura e yndyrshme mund të përfundojë me rrudha më të thella në gjysmën e poshtme të fytyrës dhe me humbje më të madhe të tonifikimit.

Sa për zonën e syve, në të vërtetë nuk ka rëndësi lloji i lëkurës tuaj. Në një studim të vitit 2015 të rrudhave të lëkurës, rezultatet treguan se prania e gjëndrave të yndyrës nuk kishte lidhje me rrudhat në zonën e syve. Këto shenja shfaqen pa marrë parasysh llojin e lëkurës.

Gjëja më e mirë që mund të bëni…

Gjëja më e mirë që mund të bëni për çdo lloj lëkure është të vendosni krem dielli çdo ditë, të mos pini duhan, të konsumoni një dietë të shëndetshme dhe të bëni gjumë mjaftueshëm. Produktet e kujdesit të lëkurës që përmbajnë acidin hialuronik janë një mundësi e mirë për trajtimin e rrudhave.

Lexo edhe: Maska per fytyen kunder rrudhave

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X