Vrima ne zemer si patologji e femijes

0 1

Vrima në zemër nënkupton një patologji të septumit (murit ndarës) të zemrës, dhe është një problem kardiak që haset shumë shpesh tek të porsalindurit. Shumë defekte të septumit mbyllen në mënyrë spontane dhe nuk shkaktojnë probleme shëndetësore tek fëmija. por, në disa raste nevojitet marrja e mjekimeve ose ndërhyrja kirurgjikale.

Përse shfaqen defektet në septum?
Zemra fillon të formohet si një tub i thjeshtë duke ndryshuar vazhdimisht me rritjen dhe zhvillimin e fëmijës brenda barkut të nënës. Në javën e 8-të të shtatzanisë fetusi duhet të ketë 4 dhoma në zemër. Septumi është i formuar nga pjesë muskulore si edhe nga membranat. Nëse ai nuk zhvillohet në mënyrë korrekte, fëmija mund të lindë me një defekt atrial apo ventrikular, gjë e cila nënkupton se në murin ndarës do të ketë një boshllëk, i cili do të quhet “vrimë në zemër”.

Pozicioni si edhe përmasa e kësaj vrime mund të jetë e ndryshme për fëmijë të ndryshëm, duke bërë që vrimat e vogla të shkaktojnë më pak probleme dhe për pasojë gjendja të mos kërkojë kontrollin e vazhdueshëm mjekësor.

Në disa raste vrima në zemër paraqitet si një problem i vetëm në trupin e fëmijës, dhe në disa raste të tjera mund të shfaqë komplikacione të tjera kardiake. Në më të shumtën e rasteve kjo patologji nuk shkaktohet nga ndonjë kusht i vecantë mjekësor, por mund të themi se në 20 raste nga 100 defekti i septumit mund të vijë si pasojë e një problem shëndetësor të nënës, si për shembull diabeti, ose në disa raste mund të shkaktohet nga konsumimi i alkoolit dhe kanabisit gjatë gjithë periudhës së shtatzanisë.

Sa shpesh mund të shfqet ky problem?
Defektet e septumit janë problemet më të shpeshta kardiake që mund të shfaqen tek fëmijët e porsalindur. Rreth 4 fëmijë nga 1.000, mund të kenë probleme me zemrën apo enët e mëdha të gjakut. Nga këta 4 fëmijë, rreth 2 shfaqin probleme në septumin ventrikular, i cili shfaqet më shpesh se problemet e septumit atrial. Kjo patologji prek më shpesh fëmijët e gjinisë femërore.

Cilat janë simptomat e defektit të septumit ventrikular/atrial?
Problemi varet nga madhësia e vrimës të zemrës., duke bërë që vrimat e vogla të shfaqin pak ose aspak simptoma. Megjithatë, gjatë kontrollit rutinë mjeku mund të vërejë një zhurmë (murmuritje) që vjen nga zemra e fëmijës, zhurmë e cila shkaktohet nga fluksi i gjakut në zemër.

Siptomat e para që do të shfaqë vrima me dimensione të mëdha janë djersitja, vështirësi në frymëmarrje, lodhje gjatë të ushqyerit. Duke qënë se gjatë të ushqyerit fëmija pëson një sforcim të madh, simptomat do të shfaqen menjëherë. Një tjetër simptomë e kësaj patologjie është shtimi i pakët në peshë si edhe rreziku më i lartë i shfaqjes së infeksioneve pulmonare (në mushkëri) krahasuar me fëmijët e shëndetshëm. Zakonisht simptomat manifestohen nga java e 4-6-të e jetës dhe nëse vrimat janë të mëdha simptomat do të jenë të njëjta, por do të shfaqin komplikacione.
Si bëhet diagnostikimi?
Në fillim mjeku pediatër mund të dyshojë nga fati që fëmija mund të shfaqë vështirësi në ushqyerje dhe shtim në peshë, dhe për pasojë mund të kërkojë të konsultohet me një specialist të fushës. Më pas fëmijës mund t’i bëhet një ekografi e toraksit (gjoksit) si edhe të zemrës. Ky test do të quhet ekokardiogramë dhe shërben për të parë strukturën e zemrës, duke bërë të mundur vlerësimin e përmasës së vrimës në zemrën e fëmijës. Gjithashtu do të shikohet nëse është ekziston ndonjë problem tjetër kardiak, i cili do të shërbejë për të vendosur mënyrën e trajtimit të problemit. Nëse ekokardiograma nuk tregon plotësisht problemet që mund të ketë fëmija, mjekët mund të kërkojnë që fëmijës t’i bëhet testi i kateterizmit kardiak, i cili konsiston në analizimin e enëve të gjakut me anën e rrezeve X. Kjo metodë do të ndihmojë mjekët për të përcaktuar me saktësi shkakun e problemit kardiak të fëmijës.
Terapia e kësaj patologjie
Zakonisht vrimat me përmasa të vogla mbyllen në mënyrë spontane brenda vitit të parë të jetës, pa pasur nevojën e një trajtimi specifik. Nëse kjo nuk ndodh dhe fëmija arrin moshën 2-vjeçare me po të njëjtin problem, atëherë kjo do të jetë e pamundur të ndodhë në mënyrë spontane. Medikamentet do të përdoren për të ndihmuar fëmijët me vrimë me përmasa të mëdha.
Zakonisht mund të përdoren medikamente të cilat ulin presionin në zemër dhe mushkëri si edhe për të ndihmuar zemrën të pompojë gjakun në mënyrë korrekte.
Ju duhet ta ushqeni fëmijën nga pak herë dhe me ushqime që përmbajnë shumë kalori në mënyrë që ai të mos sforcohet shumë gjatë të ushqyerit.
Një mënyrë tjetër që mund të ndihmojë në mbylljen e vrimës është ndërhyrja kirurgjikale, e cila mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Ndodh që edhe pas operacionit fëmijës t’i mbeten disa vrima të vogla të hapura, të cilat nëse shkaktojnë probleme kërkojnë një ndërhyrje kirurgjikale të dytë.

Cfarë ndodh nëse fëmija ka vrimë në zemër?
Nëse shfaqet ky problem, në më të shumtën e rasteve fëmija do të jetë mirë, edhe pse do të ketë nevojë për një kujdes të vazhdueshëm mjekësor të specializuar gjatë gjithë jetës. Kontrolli i fëmijës pas ndërhyrjes do të bëjë vlerësimin e gjendjes së fëmijës dhe për pasojë do të saktësojë çfarë veprimtarie fizike duhet të bëjë fëmija dhe çfarë jo, si edhe cfarë komplikacione mund të shfaqen, të cilat shpesh përfshijnë valvulat kardiake. Fëmijët që kanë lindur me vrimë në zemër duhet të mësohen si të lajnë dhëmbët në mënyrë që të ulin rrezikun e shfaqjes së infeksioneve, si pasojë e të cilave mund të dëmtohen valvulat kardiake. Vajzat që kanë lindur me këtë problem duhet të konsultohen me mjekun specialist para se të nisin një shtatzani, duke pasur nevojën e një kontrolli të vazhdueshëm jo vetëm nga mjeku gjinekolog, por edhe nga ai kardiak gjatë gjithë shtatzanisë.

Lexoni edhe: Vrima ne zemer, nje problem shume i shpeshte tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X