Në momentin e lindjes disa fëmijë kanë një zemër të shëndetshme, ndërsa disa të tjerë mund të kenë probleme. Një prej problemeve më të shpeshta së të porsalindurve është vrima në zemër, e cila diagnostikohet nga mjeku menjëherë pas matjes së rrahjeve të zemrës.
Cilat mund të jenë shkaqet e vrimës në zemër?
Mund të jenë 3: fiziologjike (pra natyrale), funksionale dhe anatomike (struktura). Në dy rastet e para problemi nuk është shqetësues pasi nuk paraqet ndonjë semundje apo keqformim. Problemet anatomike janë diçka serioze.
Kur shkaqet janë fiziologjike
Vrima në zemër është një pasojë shumë normale e një temperature apo disa kushteve të trupit të fëmijës. Në fakt ekzistojnë disa karakteristika që favorizojnë shfaqjen e turbulencave të padëmshme të qarkullimit të gjakut, si për shembull hiperelasticiteti i kafazit të kraharorit si edhe ulja e trashësisë së strukturës së thoraksit, të cilat e bëjnë më të dëgjueshme edhe zhurmën më të vogël në veshin e mjekut.
Shkaqet funksionale
Dy problemet që mund të shfaqen më shpesh tek fëmijët dhe që shkaktojnë turbulenca edhe në brendësi të fluksit të gjakut, pra edhe të vrimës në zemër janë anemia si edhe takikardia, kjo pasi në gjak do të ketë pak qeliza të kuqe, gjendje e cila favorizon rritjen e shpejtësisë së gjakut. Kjo është diçka që nuk duhet të shqetësojë prindërit.
Probleme anatomike
Ky është një problem që shfaqet shumë rrallë tek bebet, dhe nëse shfaqet do të jeni përballë një sëmundje ose keqformimi të lindur në zemër. Simptomat e para do të shfaqen gjatë javës së parë të jetës, dhe në disa raste ky problem mund të zgjidhet vetë ose me anën e ndërhyrjes kirurgjikale. Pas 6 muajsh nga ndërhyrja, vrima në zemër nuk mund të jetë më problem për shëndetin e fëmijës, megjithatë duhet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me mjekun e fëmijës. Me kujdesin e duhur jeta e fëmijës mund të vazhdojë normalisht.
Më shumë se gjysma e fëmijëve kanë vrimë në zemër
Në më të shumtën e rasteve ky është një problem jo shqetësues i cili kalon me rritjen. Në rast se bëhet fjalë për një problem anatomik mjeku mund t’ju këshillojë të çoni fëmijën për vizitë tek kardiologu.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu