Trend i ri në rrjetet sociale, gratë nuk e dinë se çfarë rrezikojnë duke publikuar plagët e operacionit cezarian

Një trend i ri ka nisur nga nënat e reja të cilat publikojnë foto të barkut të tyre pasi kanë bërë operacion cezarian, në rrjetet sociale, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për këtë “fenomen”.




0 0

Por mjekët paralajmërojnë se ato mund ta vënë veten në rrezik për SEPSIS pasi ato ekspozojnë plagët e reja ndaj telefonit.

Heqja e fashos për t’i bërë foto plagës bën që kjo e fundit të infektohet dhe të zhvillojë SEPSIS duke i rrezikuar nënat për jetën e tyre.

Nënat mund të publikojnë fotot në mënyrë që të tregojnë përvojat e tyre dhe t’i krahasojnë ato me nënat e tjera, por sipas Universitetit Hull në Britani numri i grave që po e bën këtë në rrjetet sociale po rritet fuqishëm.

Për të bërë procedure e  operacionit cezarian, kirurgët bëjnë një prerje 10-20 cm në pjesën e poshtme të barkut dhe tërheqin foshnjën duke çarë edhe mitrën.

Kjo lë një plagë që duhet mbyllur dhe mund të marrë disa javë për t’u shëruar.

Mjekët paralajmërojnë se nëse plagët e operacionit cezarian infektohen ato mund të zhvillojnë SEPSIS, një reaksion i rrezikshëm i sistemit imunitar.

Kjo shkaktohet nga një infeksion që përparon në gjak dhe më thellë në trup ku mund të shkaktojë sëmundje të rëndë.

Sepsis është e vështirë për t’u vënë re, sepse ka simptoma të paqarta, të ngjashme me ethet, por shpejt mund të përparojë në humbjen e gjymtyrëve, humbjen e organeve dhe vdekje.

Njerëzit me sistem imunitar të dobësuar nga operacionet si për shembull nënat që kanë bërë një operacion cezarian janë të ekspozuara ndaj një rreziku më të lartë.

Lexo edhe: Cfare e ben nje shtatzani te perfundoje ne operacion cezarian?

A do te shkoni me pushime verore kete vere?

  • Jo, nuk do te shkojme (44%, 559 Votes)559
  • Po, do t'i kalojme ne Shqiperi (27%, 339 Votes)339
  • Do te shkojme, por ende nuk e kam vendosur se ku... (18%, 236 Votes)236
  • Po, do te shkojme jashte Shqiperise (11%, 144 Votes)144

Total Voters: 1 278

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X