Lindja me operacion cezarian- Si ndikon tek të sapolindurit?

0 0

Lindja e një fëmije është një nga momentet më të veçanta dhe më të bukura në jetën e një gruaje. Për një çift, ky është kulmi i dashurisë dhe i jetës së tyre, pasi kompleton familjen. Çuditërisht, shumica e nënave ëndërrojnë për lindjen e një fëmije të shëndetshëm pa pasur komplikime gjatë shtatzanisë dhe lindjes. Procedura e një lindje me operacion cezarian është gjëja e fundit që mund t’ju shkojë në mendje.

Pse disa nëna zgjedhin operacionin cezarian?

Gjatë lindjes vaginale, kontraktimet dhe dhimbja midis vaginës dhe perineumit mund ta bëjë lindjen vaginale jashtëzakonisht të vështirë. Ju mund ta anashkaloni këtë dhimbje nëpërmjet një lindjeje cezariane. Për më tepër, mund të planifikoni datën e lindjes së fëmijës suaj, ta përshtatni atë me ditëlindjen tuaj apo atë të bashkëshortit, apo të dikujt që e doni shumë. Përveç kësaj, ka shumë avantazhe si:

  • Shanset për gjakderdhje të mëdha pas lindjes së fëmijës zvogëlohen.
  • Nuk do të keni dhimbje nga qepjet apo plagët që mund t’ju shkaktohen rreth zonës së perineumit (zona mes anusit dhe vaginës) pas lindjes.
  • Në një lindje vaginale, ekziston një rrezik i lartë i prolapsit (situata kur mitra rrëshqet në vaginë). Një procedurë e operacionit cezarian e heq këtë rrezik.

A është operacioni cezarian i sigurt për nënat?

Sot, shumë nëna përpiqen të kalojnë dhimbjen e lindjes dhe problemet e tjera me te cilat përballen gjatë shtatzënisë. Kështu, ato zgjedhin një lindje cezariane në vend të asaj natyrales. Por këto lloj lindjesh sjellin problemet e tyre si për nënat ashtu edhe për fëmijën. Është e domosdoshme që ju të keni njohuri të hollësishme për rreziqet e përfshira para se të vendosni për një operacion cezarian.

Ja disa vështirësi që mund të kenë nënat gjatë lindjes me operacion cezarian:

  1. Dhimbje. Gjatë lindjes vaginale dhimbja është pothuajse e padurueshme, por kjo është vetëm gjatë kohës kur lindni fëmijën tuaj. Pas kësaj, dhimbjet kalojnë. Ndërsa në rastin e operacionit dhimbja mbetet edhe pasi e keni kaluar këtë procedurë. Koha që ju duhet për të marrë veten është shumë më e gjatë sesa do t’ju duhej në rastet e lindjes natyrale.
  2. Infeksionet. Para se të bëni operacionin, do t’ju injektohen antibiotikë dhe ju do të keni shumë shanse për t’u prekur nga infeksionet, ku përfshihen:
    – Infeksioni në plagën tuaj;
    – Inflamacioni i mitrës;
    – Infeksioni i traktit tuaj urinar.
  3. Mpiksja e gjakut. Sa herë që i nënshtroheni ndonjë operacioni, ka gjithmonë shanse që të keni mpiksje gjaku, që mund të sjellë rrezik të madh edhe për jetën tuaj. Nëse keni shqetësimin më të vogël, pyesni mjekun menjëherë.
  4. Anestezia. Mjeku do të kryejë operacionin cezarian pasi ka injektuar anestezinë. Zona rreth barkut mpihet dhe dhimbja e operacionit zvogëlohet. Por edhe në këtë rast ka disa probleme:
    Dëmtimi i sistemit nervor: kjo është mjaft e rrallë dhe zgjat maksimumi për një javë.
    Një dhimbje koke e rëndë: Disa nga nënat përjetojnë një dhimbje koke të vazhdueshme.

Komplikimet e një operacioni cezarian:

Edhe pse nuk ka shumë komplikime serioze gjatë një procedure të operacionit cezarian, ka disa probleme që mund të vijnë për shkak të kësaj mënyre lindjeje:

  • Ju mund të keni nevojë për një kujdes intensiv.
  • Disa nëna duhet t’i nënshtrohen një histerektomie ose të heqin mitrën. Rreth 8 në 1000 gra zakonisht i nënshtrohen kësaj procedure.
  • Gërryerje në fshikëz dhe zorrë, por është shumë e rrallë.

Rreziqet  për foshnjën e sapolindur:

  • Vështirësitë e frymëmarrjes. Një operacion cezarian mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, prandaj nënat i nënshtrohen kontraktimeve për të përgatitur mushkëritë e foshnjës për frymëmarrje në momentin e lindjes. Kontraktimet pengojnë gjakun e oksigjenuar të kalojë nëpër placentë dhe rrahjet e zemrës ngadalësohen. Për të kapërcyer këtë humbje të oksigjenit, foshnja prodhon një nivel më të lartë të katekolaminës në trupin e tij. Kjo rritje në nivelet e katekolaminës përgatit mushkëritë e foshnjës për frymëmarrje. Por, pa këto kontraktime, si në rastin e një operacioni cezarian, fëmija e ka të vështirë të marrë frymë.
  • Rreziku i astmës. Në disa vende si Holanda dhe Norvegjia, studimet kanë konfirmuar se foshnjat që vijnë në jetë nga një operacion cezarian janë të prirur për t’u prekur nga astma në të ardhmen. Një bakter i veçantë që gjendet në zorrët e këtyre foshnjave më vonë çon në alergji dhe astmë.
  • Shtyrja e ushqyerjes me gji. Ushqyerja e vonuar me gji është një nga problemet kryesore pas një operacioni cezarian. Barnat e përdorura në këtë lloj operacioni vonojnë fillimin e prodhimit të qumështit. Barnat gjithashtu ngacmojnë sjelljen e të porsalindurit dhe aftësinë e tij për të thithur siç duhet.

A janë foshnjat që lindin me operacion më të zgjuar?

Studimet kanë zbuluar se operacioni cezarian ka një efekt të pakëndshëm në zhvillimin e trurit të foshnjës. Aftësia e foshnjës për t’u përqendruar ndikohet negativisht. Një lindje cezariane pengon vëmendjen hapësinore të foshnjës, e cila luan një rol të madh në aftësinë e foshnjës për t’u përqendruar diku.

Nëse ende doni të bëni një operacion cezarian, ja disa sugjerime që ju ndihmojnë të lindni një fëmijë të shëndetshëm:

  • Pasi fëmija juaj të lindë dhe të dy ju nuk keni rreziqe, kërkojini mjekut që t’ju vendosë foshnjën në gjoks. Kjo ndjenjë është sublime.
  • Ju mund të konsultoheni me mjekun tuaj për të kuptuar modelet e ushqyerjes.
  • Mos u shqetësoni për operacionin tuaj pasi stresi do ta bëjë më të vështirë për ju dhe nuk është i përshtatshëm për lindjen e një fëmije të shëndetshëm.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X