Tregon hapur strijat: Jam me fat që kam arritur të njoh veten

0 0

 

Jemi mësuar shpesh të shohim në rrjete sociale imazhe perfekte që tregojnë trupin femrëror me standardet e modeleve në pasarela dhe kjo gjë është shumë larg së vërtetës, duke krijuar kështu një imazh të gabuar për atë sesi duhet të jemi.

Jessamyn Stanley, e njohur në rrjetet sociale, nga ana tjetër vazhdimisht ka dëshmuar të kundërtën, duke u ekspozuar me gjithë defektet e saj.

Së fundmi ajo ka postuar një foto me të brendshme, ku duken shenjat e strijave në lëkurën e saj.

“Dhurata më e madhe që kam marrë ndonjëherë ka qenë të mësoj të jem unë”, shkruan Stanley  përbri fotos.

Ajo vazhdoi duke thënë: “Nuk e dija se mund ta bëja vetë. Gjithmonë mendova se më duhej ndihmë për ta njohur veten.”

Dhe ka gjetur mbështetje të madhe në rrjet për këtë psotim. Të bëhesh e vetëdijshme për fuqinë që ndodhet brenda teje, është pjesa më e vështirë e rrugëtimit për të dashur veten.

“Nëse do të kthehesha pas në kohë dhe do të flisja me veten kur kam qenë më e re, atëherë kur kisha një pamje të tmerrshme trupore, do t’i thoja vetes të mos shqetësohesha fare për atë që mendonin dhe thonin të tjerët, por për atë që mendoja dhe ndieja unë”.

Ajo gjithashtu tha se ndihet mirë që përmes këtyre fotove që poston po ndryshon perceptimin që kanë njerëzit për jogën. Që të bësh joga nuk duhet detyrimisht të kesh trup të bukur, të hollë, lëkurë të bardhë.

“Nuk mund t’i përmbaheni vetëm këtyre përkufizimeve të përcaktuara, e rëndësishme është që njerëzit të kuptojnë kush janë dhe si ndihen, jo si duken”.

Lexo edhe: Kengetarja tregon hapur celulitin, reagimi i fansave/ FOTO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X