Është e vështirë të hyni në Instagram këto ditë pa parë të paktën një foto të çuditshme qesharake. Dhe me kaq shumë aplikacione të redaktimit të fotografive, është e nevojshme vetëm disa sekonda për të transformuar një imazh. Dhe pikërisht kjo është arsyeja përse është kaq impresionuese kur shohim një personazh të famshëm që është krejtësisht e kënaqur me lëkurën e saj.
Javën e kaluar, këngëtarja Jessie J ndau një foto me bikini fare të paedituar, duke treguar trupin e saj dhe në veçanti të pasmet.
Në foto nuk ishte rregulluar aspak celuliti i këngëtares dhe për t’i parparirë komenteve negative, ajo kishte shkruar me humor “Për ata që do të më thonë se kam celulit, e di, unë e kam një pasqyrë”.
Natyrisht, fansat e lavdëruan atë për guximin të shfaqej nayrale siç është dhe pa ndryshuar asgjë.
“Kjo është ajo për të cilën kemi nevojë, gratë janë reale dhe të ndershme dhe nuk kanë frikë të tregojnë realitetin që shumica prej nesh kanë celulit! E megjithatë ne vazhdojmë të shohim fotografitë e filtruara e të famshmëve dhe besojmë se ata nuk kanë defekte. Faleminderit Jessie që je e vërtetë dhe na provon se ne jemi të gjithë të bukur, pavarësisht nga disa gunga”, ka shkruar një komentuese.
Duke pasur parasysh se pothuajse 90% e grave kanë celulit, është mirë të thuhet se edhe të famshmit janë njerëz si ne.
Edhe të tjerë personazhe do të bënin mirë të merrnin shembullin e Jessie dhe të ndanin imperfeksionet e tyre.
Lexo edhe: Furca e thate per te hequr celulitin
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu