Ne kete kohe ku cmimet e ushqimeve sa vije edhe rriten po behet gjithmone edhe me e veshtire te kursesh dicka nga paga mujore. Ne do t’ju japim disa keshilla si te ushqeheni shendetshem, por me nje kosto te ulet, keshtu ju do te keni disa para me shume ne dispozicion per ti shpenzuar me dicka tjeter.
Konsumoni fruta dhe perime te stines
Nese konsumoni ushqime jashte sezonit te tyre dihet qe do te kushtojne me shume. E vetmja gje qe duhet te beni eshte te jeni koherente me stinen, duke mos konsumuar psh pjeshke ne janar. Gjate sezonit te nje ushqimi te caktuar, krahas blerjes per konsumin e perditshem(fruta ose perime), ju mund ti blini ato dhe ti vendosni ne ngrirje, per ti konsumuar keshtu ne nje moment tjeter, jashte sezonit.
Frekuentoni tregun
Nese blini nje produkt te caktuar ne supermarket, sigurisht qe nuk do te kete te njejtin cmim me ate te tregut. Mundohuni ti blini ushqimet direkt nga prodhuesi(fshatari ne kete rast)pasi do te shpenzoni me pak para dhe do te merrni produkte me cilesore.
Mos blini ushqime ne oferte
Nese shikoni ne treg apo supermarket tabela te tipit “paguaj 2 merr 3” per nje produkt te caktuar, qendrojini larg. Mundesia me e madhe eshte qe ato fruta ose perime te jene te tej pjekura dhe ka shume mundesi te kalben perpara se ju ti konsumoni te gjitha.
Konsumoni bishtajat dhe thjerrezat
Te zevendesoni nje vakt ku do te konsumohet mish me nje vakt ku do te konsumohen thjerrezat ose bishtajat, do t’ju kushtoje me lire, por gjithashtu do te hani shendetshem pasi ato jane te pasura me hekur, proteina dhe vlera te tjera ushqyese. Perpiquni ti perdorni ato ne menyra te ndryshme keshtu krahas kursimit dhe vlerave ushqyese do te kene edhe nje shije gjithmone te vecante.
Shikoni sasine e nje produkti
Dihet qe te blesh nje produkt ne paketim te madh eshte me me leverdi, por duhet te pyesni veten “a do ta perdor te gjithe produktin”? Nese jo mendoni se pjesa e mbetur ne paketim mund te shkoje dem dhe keshtu nuk keni bere asnje kursim, perkundrazi keni hedhur parate dhe produktin e mbetur ne plehra.
Planifikoni te gjitha vaktet e javes
Nese planifikoni ushqimin qe do te gatuani per te gjithe javen atehere ne shtepi do te jete gjithcka me e organizuar. Keshtu nuk do te keni nevoje te shkoni te blini nje produkt ne supermarket per te cilin me siguri do te paguani me shume. Me keq akoma nese do t’ju duhej te hanit ne “fast-food” i cili pervecse do t’ju kushtonte me teper, do t’ju jepte nje vakt aspak te shendetshem.
Vendosni ushqime ne ngrirje
Nje dite e cila eshte me pak e ngarkuar per ju mund ti dedikohet pergatitjes se ushqimit per diten te cilen do ta keni me te ngarkuar dhe nuk do te keni kohe te pergatisni dicka per te ngrene. Duke vendosur ne ngrirje nje supe apo dicka tjeter per ta perdorur perseri kur te keni nevoje, do te jete nje kursim per ju pasi do t’ju mbaje larg fast-foodeve dhe pizzave te cilat kushtojne.
Shfrytezoheni ne maksimum furren
Nese nje dite vendosni te gatuani dicka ne furre, mundohuni te beni edhe dicka tjeter per nje dite tjeter keshtu nxehtesia e saj nuk do te shkoje dem. Ushqimin e dites tjeter mund ta ruani ne ngrirje. Pasi keni perfunduar se gatuari ushqimin, ju mund ta lini hapur deren e sobes qe te ngrohet shtepia.
Behuni vegjetariane me “kohe te pjesshme”
Hani me shume perime pasi dihet qe mishi kushton me shume. Konsumoni nje dite vakt te bazuar tek perimet dhe nje dite vakt te bazuar tek mishi. Nje alternative e mrekullueshme per nje vakt plot proteina jane thjerrezat dhe fasulet.
Materiale te ngjashme
Ulja e rrogës në të...
Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...
Shqetësimi që keni për paratë...
Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...
A duhen futur në ngrirje...
Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...
A duhet t’i tregojmë fëmijës...
Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu