Të bësh prindërin nuk është e lehtë, çfarë note i jap vetes

0 0

Përpara se të martohesha kisha 6  teori rreth edukimit të fëmijëve. Sot, kam 6 fëmijë dhe asnjë teori”.-John Wilmot

Përpara se të lindja kam pyetur shpesh veten se çfarë tipi nëne do isha bërë. Sot nuk di ende të jap një përgjigje, mbase është ende shpejt, por deri më tani mund t’i jap ‘punës’ sime si nënë, notën 7.

Nuk arrin në 8, aq më tepër 9, mendoj që 10-ën nuk e meriton asnjë prindër. Pse?

Sepse të jesh prindër nuk ështe e lehtë dhe prindëri perfekt nuk ekziston në asnjë vend.  Një ditë  më thanë se mund të mësoja çdo lloj pune, sepse unë bëj punën më të vështirë në botë atë të prindërit.

Mendova se ishte e vërtetë, sepse unë vërtet bëj punën më të vështirë në botë.

Të bësh prindërin nuk është e lehtë sepse gjendesh shpesh përballë një situate të vështirë. Të jesh prindër nuk është e thjeshtë sepse duhet të mësosh të menaxhosh kohën tënde dhe të bësh më të mirën që në fund të gjithë të ndihen mirë.

Të jesh prindër nuk është e lehtë sepse duhet të heqësh dorë nga shumë gjëra. Të bësh prindërin nuk është e thjeshtë sepse ke një përgjegjësi të madhe përsipër, atë të rritjes së fëmijëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

Të bësh prindërin nuk është e thjeshtë sepse duhet të jësh shumë i durueshëm.  Të bësh prindërin nuk është e thjeshtë sepse shpesh, ky lloj durimi, arrin në një limit. Të bësh prindërin nuk është e thjeshtë sepse duhet të marrësh vendimin e duhur.

Të bësh prindërin nuk ështe e thjeshtë sepse duhet t’u mësosh fëmijëve vlerat e jetës.  Pavarësisht peshës së rëndë të përgjegjësisë të bësh prindërin është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë dikujt. Sepse të bësh prindërin do të thotë të marrësh buzëqeshje, dashuri  nga fëmijët.

Të bësh prindërin do të thotë të mësosh të duash ashtu siç nuk ka bërë askush.  Të bësh prindërin do të thotë të mësosh të duash dhe të duhesh. Të bësh prindërin do të thotë të rritesh dhe të maturohesh. Të bësh prindërit do të të thotë të ngrihesh në kuzhinë dhe të përgatitësh buzëqeshje dhe ëmbëlsirën e preferuar të fëmijëve të tu.

Të bësh prindërin do të thotë të jesh falenderues çdo ditë për dhuratën më të bukur që ke marrë.

 

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X