Studimi: Një orë zumba në javë ju heq dhimbjet menstruale

Zumba mund të lehtësojë miliona gra nga dhimbjet gjatë periodave, thotë një studim i fundit.




0 0

Dhimbja e periodave ose dismenorrhea primare, prek të paktën gjysmën e femrave që kanë menstruacione dhe mendohet se shkaktohet nga prania e kimikateve të quajtura prostaglandinat.

Prostaglandinat shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut në mitër, gjë që pengon oksigjenin që të arrijë indin e mitrës, duke shkaktuar dhimbje.

Ushtrimet në përgjithësi mendohet të nxjerrin jashtë këto kimikate, duke rritur furnizimin e mitrës me gjak të pasur me oksigjen.

Zumba, e cila është një mënyrë trajnimi mjaft në modë është edhe tërheqëse për gratë, thonë studiuesit.

Hulumtimi u krye nga Universiteti i Kajros në Egjipt. Dismenorrhea primare përkufizohet si dhimbje menstruale që ndodh menjëherë para ose gjatë gjakderdhjes menstruale.

Gratë më të reja në moshë janë më të rrezikuara nga dhimbja dhe mund të kenë gjithashtu luhatje humori, diarre dhe madje edhe të vjella.

Ilaçet anti-inflamatore jo-steroide, si aspirina, rekomandohen si trajtimi i duhur.

Por kërkimet thonë se një e katërta e grave refuzojnë të marrin këto trajtime dhe janë gjithnjë e më shumë të prirur për lehtësim duke mos u varur nga ilaçet por duke bërë yoga, masazh apo meditim.

Studiuesit analizuan 98 gra, të moshës 18 deri 25 vjeç, të cilat ishin diagnostikuar me dysmenorrhea primare.

Forma primare e këtij problemi ndodh kur dhimbja është e pranishme gjatë çdo cikli menstrual dhe nuk vjen për shkak të ndonjë çrregullimi tjetër.

Dismenorrhea e mesme përcaktohet si siklet që shkaktohet nga një problem në organet riprodhuese të një gruaje, të tilla si endometrioza ose fibroidet.

Gratë u ndanë në dy grupe, me 49 të parat që morën pjesë në një orë mësimore Zumba një herë në javë për dy muaj.

Pjesëmarrësit e mbetur, 49 të dytët, nuk e kryen këtë aktivitet.

Rezultatet zbuluan se gratë që bënin Zumba përjetuan më pak dhimbje pas katër dhe pas tetë javë.

Dhe kohëzgjatja e dhimbjes gjithashtu ishte ulur.

Klasat e Zumbave u perceptuan gjithashtu si të sigurta dhe pa asnjë efekt anësor.

Lexo edhe: Pesë mënyra për të përballuar dhimbjet menstruale






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X