Stresi dëmton zemrën edhe një vit më pas

Të gjithë e dimë se stresi ndikon shumë negativisht në shëndet. Por, një studim i ri tregon se ndikimi që ka në shëndetin e zemrës mund të zgjasë edhe një vit.




0 0

“Më është thyer zemra”: sa herë kemi thënë këtë fjali pasi kemi përjetuar një përvojë traumatike, duke qenë dëshmitarë të një ngjarjeje të pakëndshme ose duke lexuar lajme të këqija? Kjo nuk është vetëm një mënyrë e të folurit. Një stres dhe një situatë veçanërisht ndikuese nga një pikëpamje psiko-emocionale, vë zemrën në rrezik për të zhvilluar sëmundje akute dhe të rrezikshme, të tilla si sulmi në zemër dhe ataku kardiak. Konfirmimi vjen nga një studim i kryer nga një grup hulumtuesish finlandezë dhe suedezë, nga Universiteti i Rejkjavikut dhe Instituti Karolinska në Stokholm, botuar në British Medical Journal.

U analizuan mbi 170,000 njerëz

Studimi u krye në dy grupe shumë të mëdha njerëzish. I pari përbëhej prej 136,637 personave, të cilët gjatë viteve 1987 dhe 2013 kishin marrë një diagnozë klinike të stresit pas një ngjarjeje traumatike. Të dytët, u formuan nga vëllezërit ose motrat e tyre, pra nga individë me karakteristika të ngjashme gjenetike, por që nuk kishin vuajtur nga situata stresi: gjithsej 171.314 njerëz. Autorët, pasi i ftuan të gjithë pjesëmarrësit që t’i përgjigjen disa pyetjeve rreth gjendjes së tyre të tanishme dhe të kaluar të shëndetit fizik dhe psikologjik, i vlerësuan gjendjet përmes testeve dhe provimeve. Qëllimi ishte për të kuptuar nëse stresi i krijuar klinikisht kishte efekte negative në zemër, duke rritur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Rreziqe të mëdha në muajt e parë

Nga analiza e rezultateve doli se, në fakt, ngjarjet që ndikojnë nga pikëpamja psiko-emocionale mund të rrezikojnë zemrën. Në rastet studimore të shqyrtuara, në fakt, njerëzit që kishin marrë një diagnozë të stresit paraqitën një rrezik të rritur me 64% të problemeve të zemrës krahasuar me vëllezërit dhe motrat që nuk kishin përjetuar situata traumatike. Rreziku i episodeve të rënda akute, të tilla si një atak në zemër ose arrest kardiak, ishte më i lartë në gjashtë muajt e parë pas ngjarjes negative, por gjatë gjithë vitit të parë probabiliteti i përjetimit të problemeve kardiovaskulare në përgjithësi, veçanërisht dështimi i zemrës, mbetën më të larta. Efektet në sistemet që koordinojnë koagulimin e gjakut, nga ana tjetër, janë ruajtur më gjatë. Ndër të tjera, stresi ka luajtur një rol më të rëndësishëm tek njerëzit nën moshën 50 vjeç, pra në një moshë më të ulët se mosha në të cilën sëmundjet e zemrës shfaqen mesatarisht. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se stresi nuk duhet të nënvlerësohet, sepse mund të ketë pasoja shkatërruese.

Përballë një situate që krijon stres, tension dhe shqetësim, pra, është e rëndësishme të mos pretendoni asgjë, por të miratoni strategji specifike, nëse është e nevojshme, t’i drejtoheni edhe ekspertëve. Kjo jo vetëm që mbron mendjen, por edhe zemrën.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X