Stetoskopi, mjeti me më shumë baktere

0 0

Një vizitë në zyrën e mjekut ose në spital supozohet se ju ndihmon të riktheni në gjendje të mirë shëndetin tuaj pas një sëmundjeje. Por nga  vetë natyra e ambienteve të spitalit, ato janë të mbushura me njerëz të sëmurë e për rrjedhojë aty qarkullojnë shumë viruse e mikrobe. Për këtë arsye, kalimi i tyre nga një person tek një tjetër me anë të stetoskopit kryesisht, është një shqetësim serioz.

Stetoskopi

Sipas një studimi ku janë analizuar 401 stetoskopë, ka rezultuar se të 40 përmbanin një numër të konsiderueshëm dhe të larmishëm bakteresh. Më shumë se gjysma përmbanin Staphylococcus aureus, një embrion që mund të shkaktojë infeksione serioze dhe potencialisht fatale.

Marrja e baktereve nga stetoskopi

Studimi nuk do të thotë se çdo pacient që do të ketë kontakt me stetoskopin do të mbulohet nga mikrobet. Megjithatë, gjithçka varet nga mënyra se si përdoren instrumentet mjekësore dhe si pastrohen ato pas përdorimit.

Dr. Collman, një nga autorët e studimit thotë se është e rëndësishme që njerëzit të mos shqetësohen për këtë lajm dhe se nuk ka arsye për të shmangur mjekun ose spitalin. Por është një kujtesë e mirë, thotë ai tek profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe tek pacientët-se standardet e duhura të dezinfektimit dhe kontrollit të infeksionit janë kritike dhe duhet të zbatohen në çdo strukturë.

Ai gjithashtu thekson se kur pacientët e spitalit kanë një infeksion të njohur që mund të transmetohet te të tjerët, është praktikë e zakonshme që mjekët të përdorin stetoskopë një përdorimsh.

Lexo edhe: Peshqiri nje nga sendet me te rrezikshme ne kuzhine






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X