Si zhvillohet identiteti i femijes?

0 0

Zhvillimi i fëmijës gjatë viteve të para të jetës është shumë i rëndësishëm. Duke filluar që nga momentet e para të lindjes fëmija fillon të formojë karakterin e tij si edhe të zhvillojë një sjellje të caktuar.

Zhvillimi i identitetit të fëmijës

Procesi i formimit të identitetit fillon që në fazat e hershme të zhvillimit të një individi. Viti i parë i jetës është shumë i rëndësishëm, pasi gjatë tij fëmija zhvillon aftësinë e të pasurit besim, fillon të ndiejë një sërë ndjesish të mirëqënies fizike për shembull pasi ai ka ngrënë apo ka qënë në kontakt me nënën. Rreth moshës 2-3 vjeçare fëmija fillon të krijojë njëfarë pavarësie duke ndier më pak pasiguri dhe ndjenja dyshimi apo turpi. Fëmija tashmë ka filluar të ecë, fillon apo ka filluar të flasë dhe ka një ndërgjegjshmëri ndaj personit të tij, pra fillon të kuptojë se është zot i veprimeve të tij. Megjithatë nuk duhet të përjashtojmë mundësinë që ai mund të përjetojë disa ndjesi turpi në disa momente të caktuara. Rreth moshës 3-vjeçare fëmija fillon të njohë edhe identitetin e tij seksual, gjë që do ta përfaqësojë nëpërmjet veshjeve, lojërave si edhe marrëdhënieve me të tjerët.

Roli i prindërve në krijimin e identitetit të fëmijës

Nëse prindërit do të ndihmojnë fëmijën, do t’i japin dashuri, do t’i kushtojnë një kohë të caktuar si edhe do të tregohen të kuptueshëm, ai do të jetë në gjendje të kapërcejë ndjesitë e turpit që ai do të ndiejë nëse nuk do të bëjë diçka në mënyrën e duhur. Loja është një faktor që do të favorizojë në mënyrë shumë të mirë këtë gjë.

Lexoni dhe: Si të stimulojme inteligjencën e fëmijës, psikologët zbulojnë lidhjen mes mërzitjes dhe zhvillimi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X