Loja, vrapi, kërcimet, janë lëvizje fizike shumë të rëndësishme që nuk kanë efekte pozitive vetëm në lidhje me organizmin e fëmijës por edhe në zhvillimin e muskujve, enëve të gjakut, sistemit repsorator, dhe trurit. Një grup studiuesish kanadezë nga Universiteti i Torontos kanë provuar se kryerja e këtij aktiviteti fizik do të bëjë të mundur që të përmirësohet ndjeshëm memoria e fëmijës, gjë e cila është shumë e rëndësishme edhe për zhvillimin e konjuktiv.
Sipas World Health Organization, edhe garat sportive do të kenë një efekt shumë të madh tek zhvillimi i fëmijës. Këto efekte do të jenë tepër pozitive edhe tek adoleshentët, por ekpsertët theksojnë gjithashtu se në krahasim me të kaluarën fëmijët dhe adoleshentët janë duke kaluar më shumë kohë në celular apo tablet dhe jo duke vrapuar apo duke i dhënë bicikletës. Pra prindërit duhet të kujdesen që fëmija i tyre pas shkollës të kryejë më tepër aktivitet fizik.
Megjithatë ata theksojnë se jo të gjithë fëmijët apo adoleshentët janë pasivë në këtë drejtim. Sipas tyre ka shumë të rinj që merren me sporte të ndryshme, si futboll, vrap dhe gara në distance të gjata. E madje shumë adoleshentë njihen për pjesëmarrje edhe nga maratonat Olimpike ndërmjet shkollave (16 000 të rinj kanë marrë pjesë nga viti 1985-2005). Por ekspertët theksojnë se fëmija nuk duhet të jetë as i varur nga tableti dhe madje as nga maratonat, ai duhet të kryerjë një aktivitet normal për moshën që ka pasi aktiviteti i tepruar ndikon keq në shëndetin kardiovaskular.
Mbani mend se fëmijët janë ende duke zhvilluar lëvizjet dhe ecjen, pra muskujt e tyre nuk kanë fuqinë e të rriturve dhe aftësinë për të kontrolluar ato në mënyrën e duhur. Pra ecni me fëmijët tuaj, i lini të vrapojnë dhe luajnë, i lini të argëtohen në ajër të pastër dhe mos i sforconi.
Lexo edhe:
Lojerat qe zhvillojne shikimin e femijes
Si ndikon dremitja ne zhvillimin e femijes?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu