Peshqirët janë një send që duhet të zgjidhen me shumë kujdes, kjo pasi e dimë që lëkura e bebes është tepër delikate dhe nuk mund të përdorim një çfarëdo. Materiali duhet të jetë prej cope natyrale dhe të freskët, si edhe antialergjike. Materiali më i mirë është pambuku. Këto janë materiale tepër delikate dhe i rezistojnë temperaturave të larta në lavatriçe. Evitoni absolutisht materialet sintetike.
Peshqiri i banjos
Edhe ky peshqir duhet të jetë prej pambuku. Mund të përdorni një peshqir të madh ose rrobëdeshambër, i cili duhet t’i përshtatet përmasave të bebes. Ai është tepër efektiv pasi mbulon njëkohësisht edhe kokën e fëmijës.
Përsa i përket peshqirëve të përdorimit të përditshëm, ata duhet të jenë me përmasa të vogla dhe të përdoren për të fshirë fytyrën, duart si edhe zonën e bebelinës. Janë shumë praktikë edhe disa peshqirë shumë të vegjël me të cilët mund të pastroni fytyrën e fëmijës gjatë ushqyerjes.
Po sfungjeri?
Në dyqanet e bebeve mund të gjeni edhe komplet të peshqirëve me përmasa të ndryshme si edhe sfungjer apo edhe furçe flokësh. Ky kombinim do të ishte shumë praktik duke qënë se edhe furça e flokëve do të vijnë në ndihmë. Edhe pse fëmija mund të mos ketë flokë, në kokë mund t’i shfaqen koret të cilat mund të largohen duke e krehur shumë lehtë kokën e fëmijës me furçën e butë pasi është aplikuar vaj ulliri, bajamesh etj.
Lexoni edhe: Sa shpesh duhet ti ndryshojme carcafet pizhamat dhe veshjet intime?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu