Mendoni se çfarë duhet të bëni me peshqirin që tashmë e konsideroni të vjetër?
Ja disa ide për ta ripërdorur atë:
1- Shapka banje
Një peshqir vjetër mund të transformohet në një palë shapka shumë të bukura të cilat mund t’i përdorni vetëm për në banjo. Merrni një karton dhe e prisni duke përdorur siluetën e këmbës, dhe më pas prisni edhe peshqirin po me të njëjtën madhësi. Mos harroni të prisni edhe një shirit drejtkëndor të cilin më pas do ta qepni për të futur këmbën. Në brendësi të shapkave, për t’i mbushur mund të vendosni disa copa të peshqirit të vjetër. Nëse ju teprojnë disa copa mund t’i përdorni për të qepur doreza për të kapur tenxheret. Do të ishte ide shumë origjinale që në kuzhinë të kishit doreza me qëndisje apo tantella.
2- Canta të bëra vetë
E palosni një peshqir në gjysmën e gjatësisë së tij dhe më pas e qepni. Nëse ju pëlqejnë dekorimet mund ta bëni këtë edhe tek canta juaj, brenda së cilës mund të krijoni edhe një xhep të vogël për të vendosur tualetet apo sende të tjera që dëshironi t’i keni me vete ndërsa jeni jashtë shtëpisë. Kjo mund të jetë një çantë shumë e përshtatshme për ta marrë me vete në palestër, për të futur veshjet intime apo çorapet gjatë një udhëtimi, për të futur peshqirët nëse shkoni një ditë në plazh.
3- Batanije dhe veshje
Keni shumë peshqirë të vjetër që nuk dini se çfarë të bëni me to? I qepni të gjithë bashkë dhe bëni me to një batanije të madhe të cilën mund ta përdorni në plazh për ta vendosur mbi rërë apo gjatë një pikniku në natyrë me miqtë dhe të afërmit tuaj. Një mënyrë tjetër që mund të përdorni peshqirët eshte qepja e tyre në formë çante për të vendosur brenda garderobës, rrobëdishanët apo rrobat që nuk i përdorni shpesh.
4- Varëse për banjon
Nëse varëset e peshqirëve të banjos tuaj nuk ju pëlqejnë mund t’i “vishni” ato me një pjesë nga copa e peshqirit të vjetër me ngjyrë të bukur. Është shumë e thjeshtë, mjafton ta prisni dhe ta qepni sipër varëses. Nëse keni dëshirë mund ta mbushni nga brenda edhe me sfungjer për një pamje më të plotë. Gjithashtu mund ta përdorni një peshqir edhe për të bërë një mbajtëse dere. Cfarë duhet të bëni? E prisni atë në formë trekëndëshi dhe e mbushni me filtër apo sfungjer. Pasi e keni qepur mbajtësja është gati. Nëse keni dëshirë mund ta dekoroni me një fjongo.
5- Përdorim i përgjithshëm për shtëpinë
I prisni peshqirët në copa me madhësi të ndryshme dhe më pas i përdorni për pastrimin e shtëpisë. Ato do të jenë shumë të përshtatshme për të pastruar kuzhinën, banjon (kryesisht lavamanin), sobën si edhe për të fshirë pluhurat.
Një mënyrë shumë e mirë për t’i ricikluar peshqirët është edhe prerja e tyre në madhësi të përshtatshme për t’u vendosur poshtë pjatave gjatë ngrënies së mëngjesit, poshtë filxhanit të çajit apo kafes etj.
6- Dorezë scrubi
Peshqiri i vjetër mund të bëhet një dorezë shumë e përshtatshme për t’u masazhuar ndërsa jeni duke bërë dush. Ju mund të prisni një copë nga peshqiri dhe ta qepni atë në tre anët, duke lënë një të hapur për të futur dorën.
Kjo doreze mund të jetë shumë e përshtatshme edhe për të larë fëmijën ose për të shpëlarë krahët dhe gjoksin në rast se nuk keni kohë për të bërë dush.
7- Tapetë të vegjël
Peshqirët e vjetër janë shumë të mirë për t’u përdorur edhe si tapet në vendin e qenit apo maces që keni në shtëpi. Gjithashtu mund të jenë edhe një tapet shumë i mirë për t’u vendosur para kabinës së dushit apo vaskës së banjos në mënyrë që të ruani një thatësi të plotë edhe ndërsa bëni dush.
Materiale te ngjashme
A keni raste te familjarëve...
Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...
Për ty mike që je...
E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...
9 mënyra si t’i tregoj...
Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...
Shkon në spital me temperaturë...
Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu