Si të trajtojmë temën e koronavirusit me fëmijët, të kuptojmë gjendjen e tyre dhe aktivitete që mund të bëjmë në shtëpi/ nga psikologia Lorela Garuli

0 4

Fëmijët janë në dijeni të asaj që po ndodh me koronavirus dhe nëse ne si të rritur nuk i sqarojmë se çfarë po ndodh, ata vetë mund të dalin në përfundime më alarmante sesa e vërteta, kështu që për këtë arsye, në radhë të parë, të rriturit, prindërit, duhet të informohen nga burime të sakta e të sigurta siç është OBSH-ja përpara se t’i shpjegojnë fëmijës situatën.

  • Të flasim me fjalë që janë të njohura dhe familjare për ta si psh: grip, ftohje, kollë, temperaturë e jo në terma që fëmijët mund të mos i kuptojnë, pasi ankthi nga e panjohura është shumë i rrezikshëm.
  • Për këtë arsye është e nevojshme të flitet, të kuptohet rëndësia e situatës, duke mos bërë sikur nuk po ndodh gjë, por edhe duke mos shtuar frikën dhe trembjen.Informohuni nga burime të sakta dhe të sigurta, psh nga OBSH për atë që do i shpjegoni fëmijës.
  • Kur të flisni për virusin, shpjegojini rëndësinë e masave mbrojtëse dhe parandaluese.
  • Nxitini të heqin cdo paqartësi duke ju pyetur dhe jo duke kërkuar përgjigje nga burime të tjera informacioni.
  • Nëse pyesin psh a ka kurë, mund t’i shpjegoni që shkencëtarët po përpiqen ta gjejnë por ndërkohë duhet të ndjekin rregullat përkatëse të higjienës.
  • Përpiquni të jeni vetë të qetë, emocionet e fëmijëve janë pasqyrë e tuajave.
  • Përpiquni të mos flisni më shumë sesa duhet për këtë temë.
  • Mos fajësoni askënd; mllefi dhe zemërimi nuk ndihmon kontrollin dhe qetësimin e situatës.
  • Tregojini dhe për numrin e njerëzve që kanë qenë të infektuar por janë shëruar, është shumë e rëndësishme të mos humbet besimi!

Si të kuptojmë çfarë ndjen fëmija?

Më poshtë gjeni një teknikë të thjeshtë të cilën mund ta përdorim në formë loje. Qëllimi i saj është të na ndihmojë ne si të rritur të kuptojmë më mirë se çfarë e ndihmon fëmijën për t’u ndjerë i sigurt dhe të përpiqemi të rikrijojmë atë mjedis me anë të lojërave dhe lodrave, duke improvizuar brenda kontekstit familjar.

Teknika është si më poshtë:

“Ftoni fëmijën tuaj të imagjinojë ose të vizatojë një vend, situatë, që për të është i sigurt/i rehatshëm. Më pas, kërkojini ta përshkruajë atë. Në mënyrë që të kemi një ide më të plotë për motivet e kësaj zgjedhjeje të fëmijës, mund ta pyesim: Si është aty? Çfarë i pëlqen më shumë?, Kush tjetër është aty me të?, Çfarë sheh, nuhat, dëgjon, ndjen?

Ide aktivitetesh/lojërash për fëmijët për t’u bërë gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi

Megjithatë, masa kryesore e marrë në këtë situatë është izolimi, i cili gjithashtu mund të shkaktojë ndjesi negative, krahas vetë virusit që është problemi fillestar. Psikologia Lorela Garuli na jep disa ide akrivitetesh e lojërash për të bërë me fëmijët gjatë kohës që qëndrojmë mbyllur në shtëpi.

  1. Të përgatitet një ëmbëlsirë bashkë me fëmijët.
  2. Të mbillet një lule e vogël në vazo në ballkon.
  3. Sistemim/dekorim i dhomës së fëmijëve.
  4. Surpriza dhe “mesazhe sekrete” nëpër shtëpi (“në kërkim të thesarit”).
  5. Mund të shihen albume fotosh të vjetra, kujtime, letra, dëftesa, etj.
  6. Të treguarit e barsaletave/gjëegjëzave/ proverbave.
  7. Vizatime, ngjyrosje dhe piktura.
  8. Ushtrime fizike.
  9. Krijimi i varëseve/byzylykëve artizanalë me rruaza, kopsa.
  10. Të hiqen lodra/rroba të vjetra që nuk përdoren më.
  11. Të shkruhen kartolina.
  12. Të përpiqen të shkruajnë një poezi apo tregim.
  13. Të luajnë me pantomime.
  14. Të vishet si një superhero apo personazhi i parapëlqyer.
  15. Inskenim i një përralle të thjeshtë ku fëmijët interpretojnë personazhet përkatës.
  16. Tangram (lojë me forma për kujtesën vizuale).
  17. Lojë me rima (një anëtar i familjes nis lojën me një fjalë, të tjerët duhet të gjejnë një që rimon).
  18. Gjeje se c’po mendoj: mendo një objekt/kafshë/profesion dhe fëmija duhet ta gjejë duke bërë pyetje që përgjigjja është vetëm po-jo.
  19. Shah apo “Mos u nxeh”.

Lexo edhe: Nëna me kronavirus sjell në jetë një fëmijë, del rezultati i bebit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X