Si te sillemi para sjelljeve te nje adoleshenti?

0 0

Edhe pse deri para adoleshencës fëmija juaj mund të ketë qënë tepër strikt ndaj rregullave tuaja, në një moment mund të fillojë të shfaqë të reja dhe dëshira që ndoshta nuk do t’ju duken “normale”. Pavarësisht sa e rëndë mund të jetë situata, ju duhet të përpiqeni të silleni në mënyrën e duhur, në mënyrë që principet tuaja të mos luftojnë në mënyrë të hapur zakonet e tij, gjë e cila mund të çojë në largimin e fëmijës nga kujdesi dhe mbrojtja juaj.

Përse duhet të përballem me problemet e fëmijës tim?

Sepse edhe ai ka ndjenja dhe emocione të cilat nuk i ka përjetuar më parë, po rritet dhe gjithçka për të është e re dhe e panjohur. Ai është duke eksperimentuar në mënyrë të vazhdueshme dhe duke u përpjekur të fitojë pavarësinë e tij. Në këtë moment mund të shfaqen disa probleme, të clat duhet të përpiqeni t’i përballoni bashkë! Përpiquni të mos trajtoni fëmijën tuaj si një adoleshent dhe veten tuaj si një të rritur, pasi kështu do të krijoni çarje në marrëdhënien tuaj.

Si të sillem para problemeve të fëmijës tim?

  • Ju e ndieni se këshilla juaj nuk vlen. Tingëllon tepër e ashpër por edhe kështu mund të ndodhë. Ju duhet të këshilloni fëmijën sërish edhe pse këshilla juaj mund të jetë refuzuar, por pa e forcuar. Komunikimi është zgjidhja më e mirë e problemeve, dhe mbani mend se komunikimi duhet të jetë konsoliduar para se fëmija të hyjë në moshën e adoleshencës.
  • Fëmija juaj merr vetë vendimet e tij. Ai në këtë moment kërkon të jetë i pavarur në lidhje me zgjedhjen e rrobave, ushqimit, shoqërisë etj. Edhe pse mund të jetë e vështirë për ju ta pranoni, duhet ta bëni. Ai tashmë nuk është një fëmijë i vogël, dhe nëse zgjedhjet e tij nuk janë të dëmshme duhet t’i respektoni. Nëse ka diçka që nuk shkon duhet ta flisni hapur.
  • Ai është duke shprehur se ka dëshira të reja (hobi). Deri tani ka luajtur në shtëpi me ju, tani kërkon të shkojë në festa me shokët apo në kampe, kurse etj. I jepni lirinë dhe i vendosni kufijë, duke i përcaktuar dhe theksuar rregullat që duhet të ndjekë. Ai duhet të ndiejë se ju jeni duke e vëzhguar në mënyrë që të mos harrojë zakonet e mira të familjes.

Mbi të gjitha duhet të jeni të vendosur në atë që kërkoni dhe të vlerësoni atë që fëmija bën.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X