Si te sillemi para heshtjes se adoleshenteve?

0 0

Zakonisht me fillimin e shkollës së mesme fëmija zëvendëson karakterin e “gjallë” me atë të heshtur, gjë që shpesh për prindërit bëhet shqetësuese. Fytyra e ngrysur si edhe përgjigjet e shkurta dhe shpesh refuzuese mund të bëhen një zakon për fëmijët gjatë kësaj faze të rritjes.
Shpesh fëmijët e moshës 11-14 vjecare tentojnë të ngrejnë një mur midis tyre dhe prindërve, i cili do t’i bëjë bisedat gjithmonë dhe më të shkurta. Por, a mund të konsiderohet kjo sjellje si një “zile alarmi”?
Zakonisht heshtja është një fazë normale e proçesit të rritjes tek adoleshentët, e cila nuk duhet të konsiderohet gjithmonë si një shenjë që tregon se fëmija ka një siklet.
Ja çfarë thonë psikologët rreth kësaj mënyre të sjelluri që fëmija adoleshent bën:
1- Nëpërmjet heshjes fëmija adoleshent, i cili është në fazë rritje kërkon të distancohet nga prindi në mënyrë që të krijojë pavarësinë e tij.
Në këtë fazë të jetës prindërit nuk duhet të shqetësohen për ndryshimet që fëmija pëson, pasi ata në këtë moshë e jetojnë jetën me njëfarë ritmi i cili i bën ata të ndihen të vegjël duke pasur nevojë për kujdesin e prindërve si edhe njëkohësisht të rritur dhe në gjendje të njohin botën në mënyrë të pavarur. I gjithë ky “zig-zag” në jetën e tyre është pjesë e rritjes dhe e zhvillimit.
Sipas ekspertëve, në këtë fazë “konfliktuale” të jetës së fëmijës heshtja i përshtatet më së miri dëshirës së fëmijës për t’u distancuar nga prindërit, por duke qënë se lidhja prind-fëmijë është mjaft e fortë heshtja nuk arrin ta sundojë marrëdhënien e tyre.
Me heshtjen që bëjnë ata kërkojnë gjithashtu një mënyrë për të ruajtur privatesinë e tyre si edhe për të qënë të pavarur.
Kjo mënyrë sjellje mund të kuptohet gjithashtu edhe si një formë për të krijuar identitetin e tyre në marrëdhënie me të rriturit.
2- Prindërit duhet të respektojnë zgjedhjet e fëmijës adoleshent, duke mos e detyruar të flasë atëhere kur ai nuk ka dëshirë.
“Ndonjëherë prindërit mendojnë se heshtja e fëmijës është “maska” që fsheh një problem që ata mund të kenë, por nuk është kështu”, shprehet psikologu. “Kjo ndodh pasi adoleshentët shpesh nuk kanë dëshirë të ndajnë eksperiencat e tyre me të tjerët, qofshin ato të mira apo të këqija. Ju nuk duhet të mundoheni t’ja nxirrni fjalët me forcë. Në vend të kësaj përpiquni të kuptoni se ai tashmë nuk është më një fëmijë i vogël i cili duhet të thotë atë që i pëlqen mamit edhe babit”.
Nëse fëmija përgjigjet pa fjalë fyese por duke murmuritur, ju duhet ta lini të qetë në hapësirën e tij. Ju duhet të respektoni kohën e tij fiziologjike, dhe të tregoheni të gatshëm të bisedoni me të atëhere kur ai ka dëshirë, pasi heshtja është një e drejtë e tij të cilën mund ta bëjë sa herë të dojë.
Nëse për disa prindër heshtja konsiderohet si dicka negative, për psikologët ajo është dicka thelbësore që ndihmon në krijimin e identitetit të fëmijës si edhe një mënyrë e mirë reflektimi.
3- Nëse prindërit do të shprehin shqetësim shumë të madh ndërsa fëmija do të jetë duke ju treguar një problem që ai ka, do ta bëjnë heshtjen e fëmijës edhe më të madhe.
Jo rrallë prindërit i bëjnë vetes shumë pyetje ndërsa gjenden para heshtjes së fëmijës.
Në fakt heshtja është një aspekt i rritjes, por ajo shpesh lidhet edhe me mënyrën e edukimit që fëmija merr në shtëpi si edhe me marrëdhënien që ai ka me prindërit. “Sot, ndryshe nga kohët e mëparshme kur fëmija nëse bënte një gjë të gabuar shqetësohej nga dënimi që mund të merrte, ai shqetësohet për ankthin dhe shqetësimin që do të kalojnë prindërit e tij në lidhje me një problem të caktuar apo gabim që ai bën”, shprehet psikologu.
Për këtë arsye ju duhet të tregoheni të përmbajtur në lidhje me ndjenjat tuaja në momentin që fëmija juaj është duke ju treguar diçka. Është normale që ju të ndiheni të shqetësuar edhe në ankth përballë një problem të tij, por nëse tregoheni të pamatur në sjelljen tuaj do të arrini ta thelloni edhe më tepër heshtjen e fëmijës. Detyra juaj në të tilla raste është të tregoheni tolerant pa bërë shumë pyetje. Nëse fëmija juaj ju tregon se ka një konflikt me një bashkëmoshatarin e tij dhe ju ditën tjetër paraqiteni tek dera e shkollës për t’u marrë me “çështjen”, të jeni të sigurt se fëmija nuk do të flasë më hapur me ju.
4- Një mënyrë e mirë për të mos e lejuar fëmijën tuaj të mbyllet në vetvete është të zgjidhni bashkë çdo problem që ai mund të ketë, duke treguar interes për çdo aspekt të jetës së tij.
Nëse fëmija juaj vjen dhe ju tregon se i ka ndodhur diçka e pakëndshme ( për shembull e kanë tallur në shkollë ), ju duhet të tregoheni të gatshëm ta ndihmoni për të gjetur një zgjidhje për atë problem.
Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është të merrni mendimin e tij duke e pyetur: “Cfarë mendon se duhet të bëjmë”? Në rast se do të tregoheni të pamatur me fjalët që do të thoni si edhe pyetjet që do të bëni fëmija juaj do të rrezikojë të mbyllet edhe më tepër në heshtjen e tij.
Për të mbajtur hapur dialogun me fëmijën tuaj mirë është që të tregoni interes jo vetëm për ato çka ndodhin brenda mureve të shkollës, por edhe për aspektet e tjera të jetës. “Komunikimi nuk fillon nga goja e folësit, por nga veshët e dëgjuesit”, shprehet psikologu. Për këtë arsye ju duhet të mësoni të bëhëni një dëgjues i mirë i fëmijës tuaj. Ju duhet të bindni fëmijën se nuk jeni një dëgjues i mirë i vetëm disa cështjeve të caktuara, por një dëgjues i mirë i gjithçkaje që ka të bëjë me jetën e tij.
Sipas ekspertëve, prindërit duhet të tregojnë interes për të gjitha fushat e jetës duke nisur që nga shkolla dhe deri tek një lidhje dashurie që fëmija mund të kete.
5- Para një fëmije të heshtur duhet të shmangni pyetjet e drejtpërdrejta.
Ju duhet të mundoheni ta përfshini fëmijen tuaj në një bashkëbisedim i cili do të nxjerri në pah në mënyrë spontane problemin që ai ka. Kjo nuk do ta bëjë fëmijën të ndihet i detyruar të flase për diçka që nuk do.
Ju duhet të jeni në gjendje të ndërhyni nëse e shikoni se fëmija e ka bërë “zakon” heshtjen, por duhet ta bëni këtë dalëngadalë, pa u ngutur.Nëse do të bëni të kundërtën ka shumë mundësi që ta acaroni fëmijën.
Nëse e shikoni se heshtja që fëmija ka është e fortë ju duhet të përpiqeni të zbuloni nëse fëmija juaj ka një problem. Këtë mund ta bëni duke e ftuar për të ngrënë diçka bashkë dhe duke e bërë bisedën të rrjedhi natyrshëm, pa shumë pyetje.
6- Të hiqni dorë dhe të dorëzoheni para heshtjes së fëmijës tuaj, apo ta bëni veten fajtor për këtë heshtje të fëmijës nuk është zgjidhja e duhur.
Heshtjet e gjata të cilat shoqërohen vetëm nga përgjigjet “po” dhe “jo” nuk duhet të anashkalohen nga prindërit. Në këtë fazë nuk duhet të mendoni se duke e lënë fëmijën të qetë do të jetë zgjidhja e duhur. Ju gjithashtu nuk duhet të fajësoni veten për këtë mënyrë të sjelluri të fëmijës tuaj.
Ju duhet të ballafaqoheni me problemet e fëmijës tuaj duke krijuar një “urë” të fortë lidhëse midis jush.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X