Si të ruajmë, përmirësojmë ushqyerjen me gji tek bebet prematurë?

0 0

15 milione bebe në vit lindin prematurë!!! Kjo është një statistike e marrë nga OBSH.

Foshnjat e parakohshme kanë nevoja të ndryshme ushqimore në krahasim me foshnjat e lindur në term. Mjekët janë në luftë të vazhdueshme me kohën në mënyrë që bebet prematurë të kapin ritmet e rritjes së bebeve të lindura në kohë, të shmangin komplikacionet e të arrijnë një zhvillim të shëndetshëm afatgjatë.

Të plotësosh kërkesat e tyre të larta ushqimore është vërtet një sfidë shumë e rëndësishme!

Për të marrë proteinat e mjaftueshme, bebeve të parakohshme dhe/ose nën peshë, u nevojitet një sasi e madhe qumështi (minimum prej 250 ml qumësht/kg/ditë) dhe akoma më shumë sasi për lëndë të tjera ushqyese, ndërkohë që përmasat e stomakut të tyre janë super të vockla!

Duket si mision i pamundur…

Ushqimet duhet të kenë përqëndrim të lartë të nutrientëve të domosdoshëm dhe të tolerohen mire.

Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për bebet, por tek bebet prematurë nuk është gjithmonë i mjaftueshëm. Prandaj mjekët këshillojnë përdorimin e Fortifikuesit të qumështit të gjirit. Ai siguron vlerat ushqyese shtesë që nevojiten për të pasuruar qumështin e gjirit në mënyrë që ai të mbeshtesë rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm të bebeve prematurë.

Në Evropë, pas studimesh klinike shumëvjecare, prej vitesh është praktikë normale përdorimi i tyre në maternitete, sepse bebet arrijnë më shpejt parametrat e duhur duke shkurtuar kohën e qëndrimit të bebeve në spital dhe mbi të gjitha ruhet ushqyerja me gji! Vitet e fundit edhe në Shqipëri po përdoret me sukses Aptamil HMF (fortifikues i qumështit njerëzor). Ai përmban proteina, vitamina, minerale, karbohidrate etj. Doza e caktuar përzihet me qumështin e gjirit të shtrydhur dhe i jepet bebit në moment. Në këtë mënyrë bebi merr gjithcka që i nevojitet nëpërmjet qumështit të gjirit të fortifikuar, duke shmangur kështu përdorimin e formulës.

Fortifikuesi përdoret vetëm me këshillën e mjekut dhe nën mbikqyrjen e tij! 

Për më shumë informacion vizitoni faqen aptaclub.co.uk dhe sigurisht mund të telefononi apo kontaktoni tek [email protected]

Lexoni edhe: Regurgitimi & refluksi tek bebet, simptomat, shkaqet dhe si ta trajtojme?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X