Si te pastrojme fytyren e te porsalindurit?

0 0

Pastrimi i fytyrës së të porsalindurit është një proçes që duhet bërë në mënyrë tepër delikate, duke qënë se bëhet fjalë për higjenën e një foshnje që sapo ka dalë nga barku i nënës. Ajo duhet bërë jo vetëm në mënyrën e duhur por edhe duke përdorur mjetet e duhura. Pastrimi i fytyrës së fëmijës nënkupton pastrimin e faqeve, ballit dhe mjekrës, duke u përqëndruar më tepër tek sytë dhe për të vazhduar edhe tek hunda dhe lëkura e kokës. Të gjitha këto pjesë tepër delikate duhet të trajtohen me kujdes.

Si duhet të jetë detergjenti pastrues?

Ky detergjent larës duhet të jetë i përshtatshëm për moshën e fëmijës si edhe anti-alergjik, të mos provokojë irritime të lëkurës si edhe të ketë përbërje me sa më pak kimikate.
Çfarë na nevojitet për pastrimin e fytyrës?
Për këtë proces na nevojitet: garzë sterile, solucion fiziologjik si edhe pambuk.

Si duhet të kryhet pastrimi?

Si fillim duhet të merrni pambuk dhe ta zhysni në ujë të vakët ose në detergjent qumësht të posaçëm për pastrimin e të porsalindurve, për ta kaluar më pas në të gjithë fytyrën e fëmijës. Pastrimi i syve është ai që kërkon më tepër delikatesë. Është e nevojshme edhe një garzë sterile e cila duhet të zhytet në solucion fiziologjik dhe më pas të përdoret për pastrimin e kapakëve të syve, duke kaluar nga cepi i brendshëm drejt atij të jashtëm, duke u përpjekur për të larguar të gjitha mbetjet e sekrecioneve lakrimale. Në rast se sytë e fëmijës janë të skuqur duhet të lejoni që në cepin e brendshëm të syrit të bjerë ndonjë pikë nga solucioni fiziologjik dhe evituar kontaktin me zonën e acaruar. Pastrimi i syve është shumë i rëndësishëm për t’u bërë në mëngjes.

Pastrimi i hundës së bebit

Përdorni një pjesë pambuku ose garze të zhytur në ujë të vakët dhe më pas pastroni zonën e jashtme të saj. E njëjta mënyrë mund të përdoret edhe për pastrimin e veshëve duke mos përdorur në asnjë mënyrë shkopa pambuku në brendësi. Hidhni disa pika solucion fiziologjik në mënyrë që të lehtësoni frymëmarrjen e fëmijës.

Pastrimi i gojës së bebit

Duhet të fillojë që në ditët e para të lindjes dhe mund të bëhet duke përdorur një garzë sterile, e cila duhet të kalohet fillimisht në zonën e sipërme të gojës dhe më pas në xhinxhivat e poshtme. Furça e dhëmbëve duhet të përdoret rreth muajit të 18-të, kohë në të cilën edhe xhinxhivat janë forcuar.

Lëkura e kokës

Aplikoni pak vaj ulliri, bajame, kokosi etj në kokën e fëmijës dhe pas rreth 30 minutash e krehni lehtë atë me anën e një furçe të butë (nëse fëmija ka shenja të dermatitit). Më pas vazhdoni normalisht me larjen e kokës së bebes?

Lexoni edhe: Si te lajme nje femije te vogel? 

johnson

KËNAQUNI ME PRODUKTET E REJA TË JOHNSON-it






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X