Si të kemi një gjumë më të mirë, metoda pa ilaçe

Nese doni gjume te rehatshem, provoni te mendoni pozitivisht, te rrini te qete gjate dites dhe do te shikoni rezultate pozitive ne mbremje dhe gjate nates.




0 0

Sipas hulumtimeve nga Universiteti i Ilinoisit, i botuar në revistën Behaviour Medicine, të menduarit pozitiv është efektiv kundër pagjumësisë.

Optimizmi përmirëson cilësinë e gjumit

Në të vërtetë, rezultatet e studimit treguan se njerëzit me një nivel të lartë optimizmi kanë më shumë gjasa të flenë më shumë orë gjatë natës, rreth 6 deri 9 orë në total, ndërsa 74% thonë se nuk kanë simptoma të pagjumësisë ose përgjumje gjatë ditës.

Studimi me 3.500 persona

Studimi, i përbërë nga një test prej 10 pyetjesh, ekzaminoi mbi 3.500 persona midis moshës 32 dhe 51 vjeçare. Testi shqyrtoi jo vetëm cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit, por edhe vështirësinë në të fjetur dhe simptomat e pagjumësisë.

Sa më shumë optimizëm, aq më pak stres

Ekspertët nuk kanë dyshime: të menduarit pozitiv ndikon në cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit. Rosalba Hernandez, e cila udhëhoqi hulumtimin, konfirmon që optimistët janë në gjendje të interpretojnë ngjarjet stresuese në një mënyrë pozitive, duke zvogëluar shqetësimet që e bëjnë të pamundur të flini.

Përfitime të tjera

Mendimi pozitiv gjithashtu ndihmon për një shëndet më të mirë kardiovaskular, përmirëson reagimin imunitar dhe zvogëlon vdekshmërinë dhe rrezikshmërinë për t’u prekur nga kanceri.

Faktorët që përmirësojnë cilësinë e gjumit janë: t’ju zëri gjumi në më pak se tridhjetë minuta që nga koha kur shtriheni, të flini 85% të kohës së kaluar në shtrat, të mos qëndroni zgjuar për më shumë se 20 minuta gjatë natës.

Lexo edhe: 6 keshilla per nje gjume te rehatshem gjatë trimestrit te trete






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X