Si ta mbajmë fëmijën të sigurt në rrugë dhe ambiente të tjera publike?

0 0

Siguria e fëmijëve është një nga shqetësimet më të mëdha të të gjithë prindërve. Edhe më shqetësuese, situata bëhet kur fëmija del jashtë shtëpisë dhe çdo rrezik është më i madh.

Këshilla për sigurinë e fëmijëve në rrugë dhe vende të tjera publike:

  • Emri, adresa, numri: Sapo fëmijët të jenë në gjendje të kuptojnë, mësojini emrin e tyre të plotë, adresën dhe numrin e telefonit. Praktikoni këto me ta deri sa të jeni të sigurt se mund t’i mbajnë mend.
  • Mbani nën vëzhgim: në shumicën e rasteve, fëmijët nën rreth 8 vjeç nuk duhet të dalin vetëm, sidomos në qytete të mëdha. Edhe kur luajnë jashtë, ata duhet të mbahen nën vëzhgim të një të rrituri ose një fëmije më të besueshëm.
  • Asnjëherë mos i lini vetëm: mos i lini fëmijët e vegjël vetëm në dyqane apo parqe, ose në një makinë ose jashtë një dyqani apo në rrugë, madje as vetëm për pak minuta.
  • Mbajeni për dore: kur jeni në një vend të mbushur plot me njerëz ose makina, mbani dorën e fëmijës. Mos ecni kurrë përpara tyre, mjafton vetëm një moment që ata të enden larg.
  • Filloni që në moshë të vogël: ju mund të filloni të mësoni fëmijët rreth sigurisë kur ata janë rreth dy ose tre vjeç. Tregojini qartë se ata nuk duhet të shkojnë me askënd, as me dikë që e njohin, pa ju pyetur më parë ju ose të rriturin që po kujdeset për ta.
  • Praktika: u mësoni fëmijëve mënyra të sigurta të kalimit të rrugëve. Praktikojeni gjithmonë bashkë derisa të jeni të sigurtë se e kanë kuptuar. Gjithmonë mbani mend kufijtë e moshës dhe pjekurisë së tyre. Mësimdhënia e tyre për sigurinë nuk duhet të tregojë se jeni tepër mbrojtës, por të jetë një ndihmë që fëmijët të marrin, gradualisht, më shumë përgjegjësi ndërkohë që vetëdija e tyre zhvillohet.

Lexo edhe: Ne ato momente i rikujtova edhe njehere vetes se te jesh prind nuk eshte e lehte

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X