Siguria e femijes, si te parandaloni qe ata te largohen me personat e panjohur?

0 0

Ju si prindër keni për detyrë të kujdeseni edhe për sigurinë e fëmijës ndërsa është duke luajtur në park, dalë nga shkolla,  luajtur jashtë shtëpisë, kjo pasi në një moment pranë tij mund të afrohet një person i panjohur i cili mund të ketë qëllime të këqija.

Fëmijët dhe karamelet

Një nga shprehet tipike që nënat i thonë fëmijës është “mos prano karamele nga askush që nuk e njeh”! Po sikur të mos kishte të bënte vetëm me karamelet? Në të gjithë botën është bërë virale një video që tregon një burrë me një qenush në dorë, i cili me aprovimin paraprak të nënës i afrohet fëmijëve duke i ftuar ta ndjekin për të parë edhe më shumë qenusha të bukur. Të gjithë e kanë ndjekur nga pas, e madje edhe ata në moshë të rritur! Ky eksperiment tregon sa të rrezikuar janë fëmijët çdo ditë nga maniakët apo personat që përdorin të miturit për qëllime të ndryshme.

Si duhet të sillen prindërit?

Detyra juaj është t’i përgatisni ata për të refuzuar ftesat që mund t’ju vijnë nga personat e panjohur dhe konkretisht mund ta bëni këtë duke:

  • Në vend që të mësoni fëmijët të mos i flasin të panjohurve, duhet t’i mësoni t’ju përfshjnë edhe juve në bisedën me të. Pra në çdo rast të shprehin dëshirën dhe njëkohësisht nevojën për t’ju marrë lejë edhe ju në lidhje me atë që ai person i kërkon.
  • Ti mësoni fëmijës se i panjohuri nuk duhet të bëhet pjesë e bisedave të tij, apo nuk duhet të ndiqet nga pas në çdo rast, jo vetëm në rastin e karameleve.
  • Fëmija duhet të mësohet të luajë në grup, në këtë mënyrë ata do të jenë më të përgjegjshëm për njëri-tjetrin dhe tundimi për të bërë diçka të gabuar do të jetë më i vogël.
  • Mos e humbi nga sytë për asnjë moment të voglin tuaj. Sidomos në hapësirat e mëdha.
  • E mësoni fëmijën të bërtasë me të madhe nëse e shikon që diçka nuk shkon. Ndonjëherë ajo e bërtitur shpëton jetë.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X