Me rritjen e fëmijës, dieta e përbërë vetëm nga qumështi nuk është e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e tij. Qoftë ky qumësht gjiri, qumësht formulë apo përzierje e të dyjave.
Mes muajit të 4 dhe të 6, bëhet kalimi nga qumështi i gjirit tek ushqimet e para të ngurta. Ekspertët e spitalit pediatrik të Romës kanë renditur një sërë këshillash për prindërit, për ta bërë këtë fazë sa më pak stresuese dhe me sa më pak ankth.
Koha më e mirë
Periudha mes muajit të 4 dhe të 6 është e mirë për të filluar dalëngadalë ushqimet e ngurta. Këshillohet që brenda vitit të parë të jetës të vazhdoni t’i kombinoni ushqimet me qumështin.
Kujdes nga proteinat
Ekspertët këshillojnë se në këtë moshë fëmijët kanë nevojë për 5-6 vakte dhe ushqimet e ngurta është mirë të nisin me një vakt në mesditë. Pas rreth 1-2 muajsh me këtë regjim, mund të shtoni edhe vaktin e darkës me ushqime të ngurta.
Vlerat më të mëdha ushqyese fëmijët do të vazhdojnë t’i marrin nga karbohidratet dhe yndyrat, saktësisht 43% dhe 40%, ndërsa nga proteinat vetëm 7-8%.
Për ta bërë këtë kalim pa stres, mos i prezantoni fëmijës disa ushqime të reja përnjëherë. Filloni një nga një, në mënyrë që ai të mësohet dhe ju të kuptoni nëse ka ndonjë alergji.
Lojërat
Për ta bërë sa më argëtuese ushqyerjen, mund të praktikoni lojëra të ndryshme me fëmijën gjatë kohës që i jepni për të ngrënë.
Për një kalim pa stres nuk duhet të nxitoni: çdo ushqim i ri duhet të futet gradualisht, të paktën 4-7 ditë larg nga ushqimi i mëparshëm.
Lexo edhe: Kalimi nga qumeshti tek ushqimet e ngurta nuk duhet te jete i menjehershem
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu