Si ta bëjmë sa më të sigurt pemën e Krishtlindjeve për fëmijët?

0 0

Zbukurimi i pemës së Krishtlindjeve duhet të jetë sa më shumë pjesë e traditës festive në një familje. Por kur keni fëmijë të vegjël, siguria e tyre duhet të jetë mbi gjithçka. Shpesh ndodh që fëmijët të ngatërrohen me pemën, ta rrëzojnë, të virten ose të dëmtohen me stolitë e saj.

Fëmijët mund të mbyten

Fëmijët janë veçanërisht në rrezik të mbytjes në periudhën e festave. Duke qenë shumë kuriozë nga natyra, fëmijët deri në 3 vjeç mund të marrin e të fusin gjithçka në gojë. Shumë zbukurime të pemës mund të ngjajnë edhe si ëmbëlsira për fëmijët e menjëherë do tentojnë t’i provojnë.

Si ta bëjmë sa më të sigurt pemën e Krishtlindjeve për fëmijët

Së pari, konideroni përodrimin e disa barrierave rreth pemës në mënyrë që fëmija të mos ketë mundësi të afrohet për ta prekur pemën dhe zbukurimet.

Vendosja e pemës në një lartësi të konsiderueshme është ide e mirë, por sigurohuni që ajo të jetë në një sipërfaqe që nuk mund të vihet në lëvizje ose të shtyhet.

Përpiquni të vendosni vetëm xhingla të mëdha, të cilat fëmija nuk mundet t’i fusë në gojë. Ose, një ide e mirë do të ishte të mos vendosni farë zbukurime, por vetëm shirita dhe fjongo të mëdha.

Një tjetër opsion do të ishte të mos përdornit fare pemë reale, por një vizatim vizual të një peme që mund të vendoset në mur.

Dritat e Krishtlindjeve janë gjithashtu një shqetësim. Ato mund të përmbajnë sasi të vogla të plumbit ose të përbëjnë një kërcënim të plasjes nga llamba të thyera, përveç një kërcënimi të goditjes elektrike.

Për ata që duan pemë natyrale, mbajini sa më larg burimeve të zjarrit dhe zgjidhni një pemë të freskët, ato kanë hala të buta që nuk shkulen lehtë dhe trungu ka rrëshirë ngjitëse.

Mos u shqetësoni nëse pema nuk duket siç e ëndërroni, apo nuk keni vendosur fare pemë, sepse koha kalon shumë shpejt derisa fëmijët tuaj të jenë në gjendje ta shijojnë atë pa u dëmtuar.

Lexo edhe: Si te zbukurojme pemen e Krishtlindjeve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X