Si ndikojnë ngjarjet traumatike tek fëmijët dhe si t’ i ndihmojmë?

0 0

Ngjarje stresuese publike – të tilla si veprime ushtarake, akte terroriste, të shtëna, rrëmbime, përplasje aeroplani, zjarre, fatkeqësi natyrore ose të shkaktuara nga njeriu, apo shpërthime të sëmundjeve – mund të jenë të vështira për t’u përballuar dhe kuptuar nga fëmijët dhe adoleshentët.

Mënyra se si fëmija ose adoleshenti juaj përgjigjet do të varet nga mosha, temperamenti, niveli i zhvillimit dhe nga sa i prek një ngjarje (d.m.th., nëse ndikon te njerëzit që ata njohin dhe i duan). Mos e nënvlerësoni ndikimin e ngjarjeve në të gjithë botën. Megjithëse fëmija ose adoleshenti juaj mund të mos e kuptojë, ata mund të ndjehen të frikësuar dhe të pyesin nëse janë në rrezik.

Mbulimi i mediave dhe aksesi i lehtë në mediat sociale, me imazhe, video dhe histori që janë të frikshme, mund t’i përkeqësojnë këto ndjenja.

Fëmijët më të vegjël mund ta shprehin frikën dhe shqetësimin në këtë mënyrë:

  • urinim në shtrat,
  • thithin gishtin,
  • duan t’i mbani në krahë,
  • kanë probleme me gjumin dhe ushqimin,
  • kanë shpërthime emocionale me britma, mosbindje,
  • kanë frikë nga errësira,
  • ankohen nga dhimbja e kokës dhe e barkut.

Ndërsa fëmijët më të rritur, adoleshentët, mund të pretendojnë se nuk janë të shqetësuar. Por kujdes! Mos u gënjeni, edhe ata kanë nevojë për ndihmën tuaj. Flisni me ta që të arrini të kuptoni çfarë ndiejnë vërtet.

Adoleshentët mund të:

  • bëhen me nerva, të mos kenë durim, të debatojnë për gjithçka,
  • kenë probleme me gjumin dhe oreksin,
  • kenë dhimbje koke dhe stomaku,
  • dëshirojnë të rrinë vetëm ose me të tjerë më shumë se zakonisht.

Si mund t’i ndihmoni ju?

Ju luani një rol të rëndësishëm në mbështetjen e fëmijëve dhe në ndihmën që u jepni atyre për të kuptuar dhe menaxhuar ndjenjat e reagimet.

Merrini seriozisht shqetësimet e tyre.

Mos u thoni se mendimet e tyre janë budallallëqe, por respektoni çfarë ata ndiejnë dhe mendojnë.

Jepini siguri.

Tregojini se shtëpia apo komuniteti i tyre është i sigurt, por pa bërë premtime që nuk jeni në gjendje t’i mbani.

Bëjini pyetje fëmijëve

Mund t’i pyesni për të kuptuar ndjenjat dhe mendimet e tyre. Por, mos i detyroni të flasin pa qenë gati.

Shprehini dhe ju ndjenjat tuaja

Gjithmonë, duke transmetuar vërtetësi, por edhe qetësi dhe duke përdrur fjalë e koncepte që fëmija juaj i kupton.

Ruajini rutinat tuaja familjare

Ndjekja e të njëjtave rutina, aktivitete ndihmon në kthimin e gjërave në normalitet dhe kufizojnë kohën që fëmijët mendojnë për gjëra shqetësuese.

Kufizoni kohën e kaluar para ekranit

Lajmet e shpërndara në televizion apo rrjete sociale, komentet e shumta mund të rëndojnë gjendjen e fëmijëve dhe t’ i frikësojnë ata.

Tregohuni të duruar

Ngjarjet e tilla mund të jenë të vështira edhe për ju dhe kjo mund ta bëjë më të vështirë marrëhdënien me fëmijët. Kini parasysh të kujdeseni edhe për veten.

Jini të përgatitur

Flisni dhe mësojuni fëmijëve mënyrat e këshillueshme si të shpëtojmë në raste emergjencash.

Kur duhet t’i drejtoheni mjekut?

Ngjarjet shokuese e tronditëse që ndodhin në komunitetin tonë e më gjerë, mund të shtojnë vështirësinë tek fëmijët që tashmë kanë përjetuar një përvojë jo të këndshme për ta si një divorc, një problem familjar, ndërrim shtëpie apo shkolle. Në këto raste, mund të nevojitet ndihmë nga profesionistët.

Flisni me specialistë të shëndetit, nëse shikoni ndryshime të mëdha të sjelljes si:

  • probleme te reja të sjelljes në shtëpi ose në shkollë,
  • vështirësi në të mësuar,
  • shpërthime emocionale të vazhdueshme,
  • ndryshime në sjelljet dhe lojrat e zakonshme me fëmijë të tjerë,
  • makthe të shpeshta ose probleme me gjumin,
  • probleme fizike të vazhdueshme si shimbje stomaku, koke etj,
  • ndryshime të papritura në ushqyerje, peshë,
  • shfaqen shumë të frikësuar,
  • ndihen të trishtuar,
  • shprehen të pashpresë për të ardhmen,
  • flasin për dëmtim të vetes.

Të kërkosh ndihmë, nuk do të thotë se dikush ka dështuar. Të drejtohesh tek një profesionist  shëndetit si psikolog, psikiatër, mjek etj, është hapi i parë drejt zgjidhjes së problemeve.

Lexo edhe: Si t’u flasim fëmijëve për koronavirusin, këshilla nga Save the Children dhe psikologia Lorela Garuli






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X