Si kanë ndikuar fëmijët në martesën time

0 0

Postimi i një nëne australiane, blogere ka gjetur shumë mbështetje nga nënat në të gjithë botën. Në një postim që tashmë është bërë viral, 35-vjeçarja tregon luftën e të qënit njëkohësisht edhe nënë edhe grua.

“Kam marrë kaq shumë mesazhe në Instagram sesi më ndihmon im shoq në familje dhe sesi ne të dy jemi shembulli ideal i një çifti. Por në të vërtetë ju nuk e dini se prindërimi e ka dëmtuar shumë marrëdhënien tonë”. Ky shkrim shoqëronte një foto në të cilën ajo ushqente me gji djalin e saj të vogël Raja.

Ajo ka pesë fëmijë dhe shprehet sesi natyra është shumë e padrejtë, nga fakti që vetëm gratë mund të sjellin në jetë fëmijë e pastaj ato kanë përgjegjësinë më të madhe të kujdesit të tyre. “Të lindësh një fëmijë është një gjë dhe të kujdesesh për të është një gjë tërësisht tjetër”.

Në këtë postim ajo tregon anët më të errëta të të qenit prind dhe shpreh ndjenjat e vetmisë.

“Unë zgjohem që në 6 të mëngjesit dhe bie të fle shumë vonë. Gjithë kohën time e marrin fëmijët dhe kjo më bën të ndihem shumë e vetmuar. Nuk kam aspak kohë për t’ja kushtuar vetes. Unë gjithashtu zgjohem natën për të ushqyer të voglin, duhet të mendoj për mjetet shkollore të të mëdhenjve. Unë duhet të bëj gjithçka. Megjithatë, aty ku ka dashuri gjendet mënyra dhe në familjen tonë nuk mungon dashuria”.

Lexo edhe: Nuk isha e sigurt nese martesa ime do te vazhdonte pas lindjes se femijes!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X