Martesa: si ndryshon me ardhjen e fëmijëve

0 0

 

Thuhet shpesh se jeta në çift ndryshon ndjeshëm kur familja fillon të zgjerohet me ardhjen e fëmijëve.

Një jetë me ulje-ngritje

Ajo që keni ëndërruar gjithmonë, familja e përsosur dhe e qetë, nuk ekziston. Çdo grua duhet të ketë të qartë se jeta ka të mira dhe të këqija, ka luhatje dhe ulje-ngritje, të cilat shtohen me ardhjen e fëmijëve.

Doni pak kohë për të qenë vetëm

Ndoshta, kur një çift ka qenë i angazhuar për disa vite, ëndërron një jetë përgjithmonë së bashku. Bashkëjetesa, martesa, jeta e përbashkët e përditshme dhe shtrati ku bien në gjumë së bashku janë dëshirat e dy njerëzve që e duan njëri-tjetrin. E pra, me ardhjen e fëmijëve kjo gjithashtu mund të ndryshojë. Mund të jetë shumë normale që secili nga ju të dëshirojë pak kohë për të qëndruar vetëm.

Do të mendoni të doni fëmijën tuaj më shumë

Një tjetër mendim absolutisht legjitim që shqetëson gratë e martuara dhe nënat e reja është se do të duan më shumë fëmijën se partnerin. Në fakt nuk bëhet fjalë për ta dashur më shumë, por është një dashuri ndryshe nga çdo dashuri që keni jetuar më parë.

Koha për çiftin është zvogëluar

Ju do të keni më pak kohë për të qëndruar me njëri-tjetrin duke shtuar dhe faktin që energjitë tuaja fizike dhe psikologjike për njëri-tjeterin do të jenë më të reduktuara, pasi do të jenë shpenzuar me fëmijën.

Seksi do të ndryshojë

Lodhja, stresi, shqetësimet fizike mund të shkaktojnë ulje të shpeshtësisë së marrëdhënieve seksuale me burrin i cili, sigurisht, nuk do të pajtohet me vendimin tuaj. Mos u shqetësoni: humbja e dëshirës është vetëm një moment fiziologjik i tranzicionit: dëshira për intimitet me partnerin tuaj do të kthehet.

Nuk ka më romancë

Gjeste romantike, darka të papritura, lule, “harrojini” këto. Me martesën dhe familjen, veprimetë tjera kanë përparësi mbi romancën. Megjithatë, surprizat gjithmonë janë të mirëpritura, por vetëm nuk duhet t’i merrni më të mirëqena.

Ndryshon gjithçka

Ju do të përpiqeni të bindni veten se asgjë nuk ka ndryshuar, por në realitet asgjë nuk është si më parë, dhe jo domosdoshmërisht në një kuptim negativ.

Dashuri – urrejtje

Ndonjëherë ju do të urreni partnerin tuaj. Megjithatë, do të kuptoni se jeni duke ekzagjeruar dhe ridimensionuar reagimet tuaja.

Lexo edhe:  Si ta kuptojme qe martesa jone eshte bere “e vjeter”?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X