Si e ndryshon fëmija martesën tuaj? Mos shpresoni se do ta rregullojë!

0 0

Lindja e një fëmije nuk do ta “rregullojë” marrëdhënien tuaj. Jo!

Përkundrazi, do ta vërë në provë.

Kaloni kohë tani së bashku, bëni biseda të gjata, flini, rrini zgjuar, jetoni intimitetin tuaj, hani bashkë.

Tani keni nevojë më shumë se kurrë për këto, në mënyrë që kur të vijë foshnja e të jeni zgjuar në tre të mëngjesit, të keni këto momente të bukura për të kujtuar.

Keni nevojë për këto kujtime, që kur të zemëroheni me njëri-tjetrin ta kuptoni se është thjesht çështje momentale, pasi ju e dini se e keni përjetuar bashkë ndjenjën e vërtetë për njëri-tjetrin.

Ju keni nevojë që partneri të vlerësojë me të vërtetë sakrificën që bën secili prej jush, pavarësisht nëse qëndron në shtëpi apo në punë, është rraskapitëse dhe në të vërtetë është qesharake që keni menduar se keni qenë të zënë e të ngarkuar para lindjes së fëmijëve.

Ju duhen, sepse ndonjëherë kur nuk e njihni njëri-tjetrin nën maskat e lodhjes dhe rrobave që nuk ndërrohen për disa ditë, të paktën mund të njihni vlerën e vërtetë, thelbësore të njëri-tjetrit.

Ju keni nevojë për to sepse muajt e parë, madje edhe vitet mund të jenë më të vështirat në marrëdhënien tuaj.

Mbrëmjet në divan kur ju mezi do të flisni me njëri-tjetrin duke menduar se çdo zhurmë është foshnja që zgjohet.

Mes njërës dalje për argëtim dhe një tjetre, mund të kalojnë javë, muaj, ose mund të mos dilni edhe fare.

Bisedat që dikur kishin të bënin me një pafundësi tematikash, tani do të mbeten në pikën që nuk keni kohë.

Do t’ju zërë gjumi me telefon në dore, duke harruar të thoni edhe natën e mirë.

Jo, lindja e një fëmije nuk do ta rregullojë marrëdhënien tuaj, por do të përforcojë gjihçka që tashmë ekziston mes jush dhe do t’ju lidhë më fort me njëri-tjetrin, nëse keni durimin ta lejoni.

Mos harroni se kush ishit, kështu që vlerësoni se sa larg keni arritur, si miq, si të dashur, si prindër, si një skuadër.

Lexo edhe: Si i zgjidhin konfilktet çiftet që kanë marrëdhënie të shkëlqyer?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X