Marrëdhënie jo e mirë në çift? Ka një ndikim pozitiv tek fëmija

Nese jeni te pakenaqur nga marredhenia ne cift, si ndikon kjo ne marredhenien me te porsalindurin tuaj? A i ben mire apo keq atij?




0 0

Në një situatë kur çifti është i pakënaqur, fëmijët shpesh vuajnë gjithashtu. Por mund të ketë edhe disa avantazhe të papritura, të paktën te të porsalindurit. Kur marrëdhënia e çiftit kalon në krizë, në fakt, shumë gra kanë tendencë t’u kushtojnë më shumë vëmendje dhe të bisedojnë më shumë me fëmijët e tyre, veçanërisht nëse ata janë vetëm disa muajsh. Kjo rezultoi nga një studim i kryer nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Kembrixhit, botuar në Journal of Family Psychology.

Studimi i 93 çifteve me fëmijë të vegjël

Hulumtimi përfshinte 93 çifte që kishin një fëmijë prej rreth shtatë muajsh. Autorët organizuan intervista me secilin pjesëmarrës, për të parë nëse ishin të kënaqur me jetën dhe marrëdhëniet me partnerin ose nëse po përjetonin një periudhë krize. Ata gjithashtu ftuan prindërit të bashkëngjisnin një pajisje regjistrimi në rrobat e fëmijës. Qëllimi ishte të kuptohej se sa shpesh nëna dhe babi biseduan me fëmijën e tyre gjatë ditës dhe nëse ky ndërveprim ndikohej disi nga niveli i pakënaqësisë së çiftit.

Analiza e rezultateve konfirmoi që në mënyrë efektive komunikimi midis prindërve dhe bebeve ndryshon me marrëdhëniet midis prindërve. Në veçanti, ishte marrëdhënia nënë-fëmijë që u ndikua nga niveli i kënaqësisë së çiftit. Si? Sa më shumë të pakënaqura të ishin gratë nga jeta e tyre e dashurisë, aq më shumë bisedonin me fëmijën e tyre. Në detaje, kemi parë që gratë të cilat kishin një lidhje me cilësi “të ulët” me bashkëshortet e tyre, përdorën 35% më shumë fjalë kur bisedonin me fëmijët gjatë ditës sesa ato me një marrëdhënie me cilësi “mesatare”. Jo vetëm kaq. Mesatarisht, ata filluan rreth 20% më shumë biseda me fëmijët e tyre, veçanërisht nëse ata ishin djem.

Pavarësisht lidhjes së çiftit, nënat dhe baballarët duhet të përpiqen të flasin sa më shumë që të jetë e mundur me fëmijët e tyre, që në moshë të vogël. Ndërveprimet me prindërit, në të vërtetë, u shërbejnë fëmijëve jo vetëm për të forcuar lidhjen emocionale me ta, por edhe për të “stërvitur” aftësitë gjuhësore.

Lexo edhe: Çifti që jeton në shtëpi të ndara






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X