Çifti që jeton në shtëpi të ndara

Ata jane te martuar, por kane zgjedhur qe vetem tri dite te javes te kalojne bashke. Pjesen tjeter jetojne ne shtepi te ndara.




0 0

Gwyneth Paltrow kohët e fundit zbuloi se ajo dhe burri i saj, praducenti televiziv Brad Falchuck, jetojnë veçmas për gjysmën e javës. Në një intervistë me The Sunday Times, Paltrow tha se që kur janë martuar në shtator të vitit 2018, ata kanë kaluar tri netë në javë bashkë. Çifti ka dy shtëpi të ndara, jo shumë larg njëri-tjetrit, dhe sipas Paltrow, ata “nuk do të ndryshonin asgjë rreth kësaj”.

Paltrow këtë e ka martesën e dytë dhe ka qenë gjithmonë jo tradicionale. Pas martesës së tyre, çifti zgjodhi që muajin e mjaltit ta kalojë me fëmijët e tyre përkatës. Tani, aktorja 46-vjeçare ka zbuluar një lëvizje tjetër të çuditshme në marrëdhënie.

“Të gjithë miqtë e mi të martuar thonë se mënyra se si jetojmë është ideale dhe ne nuk duhet të ndryshojmë asgjë”, tha ajo në lidhje me situatën e saj të jetesës. Paltrow shton se trajnerja e saj i intimitetit, Michaela Boehm, mbështet vendimin. Marrëveshja mund të jetë shumë ideale për disa, por sigurisht nuk është financiarisht e zbatueshme për çiftet mesatare.

Megjithatë secili duhet të veprojë sipas mënyrës së tij, sidomos kur bëhet fjalë për diçka personale si martesa. Megjithëse ndoshta është e mirë të kujtojmë se një nga arsyet se pse Paltrow dhe burri i saj jetojnë në shtëpi të ndara, gjysmën e kohës është se ata mund të përballojnë dy shtëpi, kështu që kjo, mbase, nuk është diçka që shumica e çifteve do të jenë në gjendje ta bëjnë edhe nëse do të dëshironin.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X