Këngët dhe albumet e këngëtares Adele kanë shoqëruar shumë zemra në kohë të vështira dhe tani ajo vetë po kalon një tranzicion shumë të vështirë përsa i përket marrëdhënies personale.
Këngëtarja po ndahet nga bashkëshorti Simon Konecki, babai i djalit të saj 6-vjeçar Angelo James.
Çifti njihet për ruajtjen me fanatizëm të privatësisë dhe i vetmi lajm që është bërë publik është se ata po ndahen, por do të jenë gjithmonë bashkë në rritjen e djalit të tyre të dashur. Duke kërkuar mirëkuptimin e fansave dhe dashamirësve, ata nuk kanë dashur të bëjnë komente të mëtejshme.
Ata kanë gjithë të drejtën ta ruajnë këtë çështje kaq delikate, por me kaq sa kanë bërë publike, po i japin gjithë botës një mesazh shumë të fuqishëm: bashkëprindërimin, që jo të gjithë kanë maturinë ta bëjnë pas ndarjes nga partneri.
Ndoshta si çift ata dinë diçka më shumë rreth bashkëprindërimit pas ndarjes, sepse Konecki ka një fëmijë tjetër nga një marrëdhënie e mëparshme.
Divorci sot nuk duhet parë si fundi për familjen, por nëse marrëdhënia trajtohet me qytetari, mund të jepet shembull qytetarie.
Lexo edhe: Para se t’i kerkoni divorcin partnerit lexoni kete
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu