Para se t’i kërkoni divorcin partnerit lexoni këtë

0 0

Divorci është një fenomen që haset shpesh. Avokatët, betejat e kujdestarisë, duke ndarë gjithçka që një çift ka ndërtuar së bashku nuk është aspak e lehtë. Por kur je e sigurt – absolutisht e sigurt – se nuk dëshiron ta kalosh pjesën tjetër të jetës me këtë person, si ia thua bashkëshortit se do divorcin?  Në filma, divorci kërkohet shpesh në mes të një debati të nxehtë, me një partner që i bërtet tjetrit në mënyrë dramatike: Dua divorcin! Por në jetën reale, gjërat kanë tendencë të shkojnë paksa ndryshe. Dhe nëse doni që beteja ligjore që vjen pas ndarjes të fitohet, është në interesin tuaj të bëni një pushim dhe të kuptoni se si duhet t’i thoni personit tjetër, me të cilin u zotuat dikur se do të kalonit gjithë jetën, se ka mbaruar. Pra si duhet ta jepni këtë lajm që do t’ju ndryshojë jetën?

Kërkesa është e njëjtë: ndarja, por ka disa udhëzime se si duhet bërë kjo.

Koha është Gjithçka

T’i thuash partnerit tënd se dëshiron divorcin është një çështje delikate. Është një vendim i madh që, kur të ndodhë do të ndryshojë të dyja jetët tuaja përgjithmonë. Si e tillë, ju doni të siguroheni që keni zgjedhur të bëni bisedën në një kohë kur partneri juaj është emocionalisht i aftë për të marrë këtë lajm. Me pak fjalë, mos u thoni atyre që doni divorcin kur janë të stresuar apo emocionalë. Ju e njihni partnerin tuaj më mirë se çdokush, prandaj mos e bëni gabimin katastrofik të të kërkuarit divorcin në mes të një ngjarjeje të rëndësishme të jetës. Jini të durueshëm dhe mbani mend se ajo që doni të thoni mund të presë deri në një moment tjetër, kur ndikimi i saj do të jetë më pak I dëmshëm. Kjo është thelbësore.

Gjeni vendndodhjen e duhur

Idealisht, ju do të duhet ta jepnit këtë lajm në një vend privat dhe të qetë. Mos e bëni këtë bisedë në një restorant të mbushur me njerëz apo edhe në shtëpi kur fëmijët janë në dhomën tjetër. Nëse ju dhe bashkëshorti jeni duke shkuar tek terapisti ose psikologu, zyra e terapistit mund të jetë një vend i mirë. Në këtë mënyrë, të dyja palët mund të ndjehen të sigurta dhe të lira të bëjnë pyetje dhe të kuptojnë atë që pala tjetër po mendon pa shpërthyer në kundërargumenta. Më tej, terapisti mund të ndihmojë në krijimin e kufijve të shëndetshëm se si duhet të ecni para.

Shmangni detajet

Kur është koha e duhur për të kërkuar divorcin, mos hyni në detaje apo specifika se si do të vijë, si psh kush do ta marrë kujdestarinë apo ndarjen e pasurisë, pasi kjo thjesht do të trondisi më shumë patnerin. Nëse ai ose ajo po dëgjon për mundësinë e divorcit për herë të pare në marrëdhënien tuaj, mos kaloni në detaje se si do të ndani llogarinë bankare, cili duhet të ketë fëmijët për Krishtlindje këtë vit, ose se si prej kohësh po kërkoni një apartament të ri. Çelësi është t’i japësh personit kohë për të kuptuar ç’po ndodh, për të treguar ndjenjat e tij dhe për të bërë pyetjet që nevojiten.

Zgjidhni fjalët e duhura

T’I tregoni partnerit se dëshironi divorcin është padyshim e vështirë. Por nuk është e nevojshme ta përkeqësoni situatën duke  fajësuar bashkëshortin tuaj për të metat e tij ose duke përdorur fraza si: “Nuk duhet ta kishe bërë këtë, nuk e ke këtë gjë etj”. Gjithashtu duhet të jeni të sinqertë për atë që ndjeni dhe të jepni argumenta pse besoni se ky vendim është i drejtë. Pra, kur flasim për divorc, duhet të jeni specifikë në fjalët që zgjidhni, pasi ky është momenti kur duhet të tregoheni shumë të qartë.  Nëse fjalët tuaja janë të paqarta, mund ta lini bashkëshortin / bashkëshorten tuaj të shpresojë se martesa mund të shpëtohet, kur ky nuk është qëllimi juaj. Kjo do t’ju shkaktonte probleme të mëtejshme.

Pranoni se nuk jeni të lumtur të dyja palët

Edhe nëse dëshira për divorc është e njëanshme, gjasat janë që asnjëri në martesë nuk është i lumtur për mënyrën se si po rrjedhin gjërat.  Duke ditur këtë është mirë që të thoni: “Siç e di, unë nuk kam qenë e lumtur në këtë martesë për një kohë të gjatë. Unë gjithashtu mendoj se as ti nuk ke qenë I lumtur”.  Nëse personi tjetër e pranon se edhe ai ose ajo është gjithashtu I pakënaqur, kjo do t’jua bëjë më të lehtë bisedën, pasi kërkesa juaj nuk është njëanshme.

Mendoni se si do të veproni në grup

Në vend që të përqëndroheni te fakti që ju dhe partneri juaj po ndaheni, është thelbësore ta ndryshoni perspektivën dhe të flisni rreth mënyrës se si të dy do të punoni së bashku për ta bërë këtë process sa më të lehtë. Divorci nuk duhet të jetë betejë. Veçanërisht nëse keni fëmijë, qëllimi juaj i përbashkët duhet të jetë ajo që është në interesin e tyre më të mirë.

Lexo edhe: Disa nga arsyet me te cuditshme per divorc






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X