6 mënyra se si ta menaxhoni fajin, në mënyrë që divorci juaj të mos ketë efekt mbi fëmijën

0 0

Ashtu si çdo prind edhe ju, që nga momenti kur fëmijët lindin, kaloni shumicën e kohës duke shpresuar se asgjë e keqe nuk do të ndodhë me ta. Gjatë një divorci, ju shihni dhimbje dhe konfuzion në sytë e tyre të pafajshëm, një situatë kaq e padrejtë për ta sa ju do të donit të “rrihnit veten”.

Ata do të bëjnë gjithmonë pyetjet e pashmangshme: “Nëse na doni kaq shumë, atëherë përse u ndatë ti dhe mami?”

Dhe përgjigjet do të jenë të atilla sa edhe ju vetë s’do të donit t’i dëgjoni. Miqtë do t’ju kujtojnë se ju s’jeni çifti i parë që po ndaheni ndërsa njerëzit që kanë kaluar nëpër të njëjtën situatë si ju do t’ju thonë: Mos u shqetëso, do të mësohesh duke mos i parë fëmijët çdo ditë.

Ti do të dëshirojë t’i ndëshkoje këta njerëz por asgjë nuk jua qetëson ndjenjën e fajit që keni brenda vetes. Ju e mbani atë ditën dhe natën.

Një pjesë thelbësore, kur kalon nëpër një divorc është të kuptosh se si do që të veprosh, pasi ndjenjat e “fajit” do të të duken sikur të shtrëngon frymën. Por ta kuptoni dhe ta absorboni në mënyrë që ai të mos e mbysë më shpirtin tuaj.

Faji që ndjeni nuk do të largohet shpejt, por ka gjëra që mund të bëni për ta menaxhuar atë. Më poshtë ju tregojmë 6 hapa:

  1. Shkruani rreth divorcit tuaj.

Nuk po pretendojmë që të gjithë të jeni shkrimtarë, por mënyra më e thjeshtë për këdo që të përpunojë emocionet e tij është që t’i nxjerrë ato. Për këtë arsye, përpiquni të mbani një ditar të përditshëm. Shkruani atë që po ndjeni. Kjo nuk është për ndonjë qëllim tjetër përveçse për të siguruar një kanal ku do të zbrazni shumë emocione të errëta dhe të rënda që grumbullohen brenda jush. Sa më shumë hapësirë që ju lejoni të zënë emocionet tuaja, aq më i lartë është rreziku që të shpërtheni/

2. Seleksionojini mendimet tuaja. Shfaqja e emocioneve tek fëmijët tuaj duke demonstruar forcën dhe zgjidhjen është shumë delikate. Edhe pse nuk këshillohet t’i shtypni ndjenjat tuaja në përgjithësi, këtë ndoshta duhet ta bëni vetëm kur jeni me fëmijët tuaj. Shqetësohuni për divorcin tuaj por bëjeni larg fëmijëve. Sa më shumë që ta fshihni fajin nën mëngë, aq më shumë konfuze do të jetë situata me fëmijët tuaj, sepse ata mund të mendojnë se ju ndiheni keq për trishtimin që u keni shkaktuar, dhe kështu ju do të dyshoni nëse keni marrë apo jo vendimin e duhur.

 3.Jini të ndershëm me fëmijët tuaj në lidhje me divorcin. Ju ndiheni keq. Ju ndiheni shumë keq. Mos kini frikë t’ia thoni këtë fëmijës suaj por pa i përcjellë atij mesazhe që nuk i keni ndërmend. “Më vjen keq për dhimbjen që po të shkakton kjo ty” është mesazh më i mirë se sa “Më vjen keq që mami dhe unë po ndahemi”, kur realisht nuk ju vjen edhe aq keq për këtë. Ndihmojini fëmijët tuaj të kuptojnë se po i lëndoni, por jeni të bindur për vendimin tuaj, sepse duke e treguar këtë ju po ndikoni në gjendjen e tyre emocionale.

4. Lufto!  “Gjëja më e vështirë për depresionin, është se bëhesh i varur”, ka treguar Pete Wentz, anëtar i grupit amerikan Fall Out Boy. Fillon të ndihesh jo rehat nëse nuk je i mërzitur dhe të ndihesh fajtor nëse je i lumtur. Faji që ndjeni për efektin e ndarjes së martesës tek fëmijët tuaj është i madh, dhe për shkak të kësaj, mund të dobësoheni fizikisht dhe mendërisht. Por nëse fëmijët ju shohin sikur jeni duke u mbytur në një gropë thithëse, kjo nuk do t’u japë atyre shumë shpresë. Pra kapuni pas një dege dhe nxirreni veten që aty, deri sa të shihni në këtë mënyrë dritën që më pas ta shohin edhe ata.

5. Diskutojeni divorcin me ata që ju njohin dhe kujdesen për ju më së shumti.
Sa më i thellë dhe therës është emocioni që ndjen, aq më shumë keni nevojë për dikë që me të vërtetë ju njeh, që të jetë në gjendje t’ju ndihmojë për të kaluar ndjenjat e fajit.

6. Pranoni faktin. Një psikolog i quajtur Andrew Shaul ka thënë: Të punosh nëpërmjet fajit nuk është e njëjtë sikur të përpiqesh të heqësh qafe atë. “Ndonjëherë,” tha ai, “ajo që duhet të ndihmojë është pranimi i fajit në vend që të përpiqeni ta shmangni atë. Ju u martuat me qëllimet më të mira, por ja ku jeni: po ndaheni dhe keni fëmijë që po dëmtohen nga ky vendim, kështu që natyrisht ju keni faj. Në vend që ta luftoni, përpiquni ta merrni si pasojë e natyrshme.”

Lexo edhe: Disa nga arsyet me te cuditshme per divorc

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X