10 gjërat që një baba i dashur duhet t’i mësojë fëmijës së tij

0 0

“Ai më shpëtoi,” tha Gracie Johnson, trembëdhjetë vjeçare, pasi prindërit, motra dhe dy kushërinjtë u vranë tragjikisht pasi një shkëmb rrëshqiti dhe makina e tyre ra. Ajo po fliste për babanë e saj, Dwayne Johnson (jo aktori i famshëm). Familja kishte shkuar për një udhëtim në ujëvarën Agnes Vaille në Buena Vista, Kolorado. Por për shkak të reshjeve të fundit zona e malit ishte bërë e paqëndrueshme dhe kjo u bë shkak që të kishte rrëshqitje shkëmbinjsh.

Në një akt heroizmi Dwayne mbuloi Gracien duke i shërbyer si mburojë dhe i shpëtoi kështu jetën asaj ndonëse nuk mundi të shpëtonte të tijën.

Në një situatë të tillë kur nuk ke kohë për të menduar, instikti vepron mbi arsyen. Instikti i Dwayne Johnson ishte ai i një babai të dashur dhe një baba i tillë e mbron fëmijën e tij deri në vetëmohim.

Më poshtë ju tregojmë 10 gjërat e rëndësishme që një baba i dashur duhet t’u mësojë fëmijëve të tij. Fundja këshillat nuk janë vetëm për nënat apo jo?

  1. Një baba i dashur duhet ta dojë nënën e fëmijëve të tij. Duajeni gruan tuaj pa rezerva, asgjë nuk do të jetë më shumë e rëndësishme për fëmijët tuaj sesa një akt i tillë dashurie. Nëse jeni i divorcuar trajtojeni nënën e fëmijëve tuaj me respekt edhe nëse kjo nuk është reciproke. Mos e ktheni kurrë turpin me turp.
  2. Dashuria e një babai është pa kushte. Sigurohuni që fëmijët tuaj të dinë se i doni ata pa marrë parasysh se si janë. Mos e ngatërroni këtë me lejueshmërinë. Dashuria e pakushtëzuar nuk bën asgjë për të inkurajuar sjelljen e gabuar. Në fakt, fëmijët që janë të sigurt në dashurinë e babait të tyre kanë tendencë të bëjnë më pak gabime e jo më shumë siç interpretohet.
  3. Rrituni. Ne po flasim për ju këtu dhe jo për fëmijët. Fëmijët nuk duan një shok tjetër, ata kanë nevojë për një baba. Duan dikë që merr përgjegjësi dhe i mendon gjërat para se t’i bëjë.
  4. Jini me ta. Koha cilësore është padyshim e mirë por nuk krahasohet me kohën sasiore. Pra kaloni sa më shumë kohë me ta edhe nëse thjesht do të rrini. Gjithkush ka 24 orë në dispozicion. Pra bëjini vetë llogaritë tuaja.
  5. Krijoni një bazë të sigurt. Sa më mirë që të mundni. Kjo është sigurisht e vështirë kur humbni vendin e punës apo kur hasni vështirësi financiare. Megjithatë gjithmonë mund të ofroni një shtëpi të qëndrueshme me dashuri dhe respekt.
  6. Disiplina. Fëmijët vlerësojnë çdo ndihmë, siguri, llogaridhënie dhe disiplinë që përmbushet me dashuri. Quhet konsistencë dhe, pa kufij të përcaktuar qartë, është shumë e vështirë të rritesh.
  7. Edukimi i vlerave. Mos lexoni vetëm, lexoni me ta. Mos u shqetësoni vetëm për notat e tyre por merrni pjesë edhe në detyrat e shtëpisë. Mos flisni vetëm për mësimin por silluni si një avokat mbrojtës.
  8. Rritini me idenë se do të largohen nga ju. Qëllimi i thjeshtë për të qenë një familje dhe për të qenë prindër është më i komplikuar nga sa e kishit menduar: Mësojini fëmijët tuaj si të largohen nga shtëpia juaj dhe si të krijojnë një jetë duke qenë besnikë.
  9. Mësojuni që të marrin përgjegjësitë. Fëmijët që mësojnë se si të marrin përgjegjësinë dhe të shmangin koston, do të bien herët a vonë me fytyrë në tokë. Por një baba i dashur e mëson fëmijën të dijë të çohet, të pastrohet dhe të ecë para.
  10. Mësojuni atyre që ta duan këtë jetë. Parashikuesi më i mirë i lumturisë tek fëmijët është lumturia tek prindërit e tyre. Nëse mësojmë se si ta duam këtë jetë dhe pastaj t’ia japim atë bekim fëmijëve tanë, ata do të përgatiten mirë për kënaqësinë e jetës.

Lexoni edhe: Nese babai ben pune shtepie vajza e tij do te kete sukses ne jete






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X