Ka shumë gjëra që na shqetësojnë në jetën tonë të përditshme. Shëndeti, puna, ekonomia, politika.
Dhe duke shtuar këtu ankthin dhe frikërat e shumta të mëmësisë, është vështirë të mos pushtohemi nga ndjesi negative.
Në një pikë të caktuar, të gjitha i kemi provuar këto ndjesi, por kini parasysh që asgjë nuk është aq pa zgjidhje sa duket në moment:
𝟏. 𝐀 po i bëj gjërat në mënyrën e duhur?
Ajo që për ty është mënyra e duhur, për mua mund të jetë e gabuara dhe anasjelltas, kështu që qetësohu! Nuk ka një mënyrë të duhur absolute.
𝟐. A ka diçka që nuk shkon me fëmijën tim?
Besojini gjithmonë intuitës suaj dhe në rastet kur jeni në dyshime, konsultohuni vetëm me mjekun.
𝟑. Ndjesia e fajit të mëmësisë!
Nëse do të listojmë arsyet përse nënat ndihen në faj, do të na duhej një faqe e gjithë. Nënat ndihen në faj sa herë dalin pa fëmijët, sa herë kanë nevojë për kohë për veten, sa herë tregojnë kudjes personal si për shembull një orar te parukieria etj. Megjithatë, këto e shumë të tjera janë të nevojshme për të qenë një nënë e shëndetshme dhe e lumtur, gjë për të cilën ka më shumë nevojë fëmija juaj. Prandaj, mjaft u ndjetë në faj.
𝟒. Krahasimi me veten ose qoftë dhe nënën tuaj.
Asnjë histori nuk i ngjan tjetrës, asnjë rast nuk është njësoj me atë të dikujt tjetër. Përvojat janë kaq unike e kaq personale, saqë krahasimi nuk na sjell asnjë të mirë.
𝟓. Koha po kalon shumë shpejt. Fëmija ime po rritet e unë po plakem.
Mosha është një pengesë kaq e madhe për ne nënat, pavarësisht nëse shohim fëmijën tonë të rritet ose se sa vjeç mbushim ne në këtë proces. Jetoni çdo moment, pa menduar shumë për gjërat që nuk kemi në kontroll. Përqendrohuni tek ajo që po jetoni tani.
𝟔. Mendimi për të pasur fëmijë tjetër.
Ky mendim, zakonisht vjen menjëherë pas atij më sipër. Mosha, trupi, gjendja financiare, a do ta dua njësoj. Është normale t’i ndjeni të gjitha këto. Ndajini këto mendime edhe me partnerin.
Your point of view caught my eye and was very interesting. Thanks. I have a question for you.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?