loading

Shkoni shpesh në tualet gjatë natës? Mund të vuani nga…

Nëse shkoni shumë shpesh në tualet gjatë natës, kjo mund të jetë shenjë se vuani nga tensioni i lartë i gjakut.




0 0

Nokturia është nevoja e përsëritur për të shkuar në banjë gjatë natës. Siç dëshmohet nga studiuesit japonezë të Spitalit Tohoku Rosai në Sendai, pas nevojës për të urinuar shpesh gjatë natës, mund të fshihen problemet e hipertensionit ose të lëngjeve të tepërta në trup. Në rast të nokturisë, Satoshi Konno, nënshkruesi i parë i hulumtimit, sugjeron zvogëlimin e kripës në dietë dhe kontaktimin me mjekun për një kontroll të thjeshtë të presionit të gjakut.

Një problem i shpeshtë

Studimi shqyrtoi rreth 1,900 japonezë, presioni i gjakut i të cilëve u mat dhe u bë një pyetësor për temën e nokturisë. Rezultatet treguan se deri në 69% të rasteve (1,295) kanë vuajtur prej nokturisë në nivele pak a shumë kronike. U shfaq një lidhje me hipertensionin, një gjendje shpesh e lidhur me nevojën për të shkuar në banjë të paktën një herë ose dy herë gjatë natës.

Nevojiten njohuri të mëtejshme

Hulumtimi tregoi se ata që ngrihen natën për të shkuar në banjo kanë një shans 40% më të lartë të vuajnë nga hipertensioni. Megjithatë, këto të dhëna janë ende teorike sepse, edhe pse mjaft të qarta, ato që dolën nga studimi nuk vërtetojnë me siguri lidhjen mes nokturisë dhe hipertensionit. Në çdo rast, hulumtuesit sugjerojnë të mbajnë nën kontroll nivelet e presionit dhe t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kur nevoja për urinim gjatë natës fillon të shfaqet me një rregullsi të caktuar. Së fundi, reduktimi i kripës në dietë mund të ndihmojë vetëm për të moderuar rrezikun e hipertensionit.

Tani nevojiten më shumë studime të thella për të vlerësuar përgjigjet ndaj popullsive të ndryshme.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Si ia dola të vë...

Një nga problemet më të më mëdha me të cilat përballet një nënë e re, në ditët e para të ardhjes së fëmijës në jetë është mungesa e gjumit. Ky...

6 Gjërat që mund t’i...

Sidoqoftë, për shkak të gjërave si stresi apo puna, jo të gjithë mund të bëjmë gjumë mjaftueshëm. Lajmi i mirë është se kjo mund të rregullohet! Një studim i Universitetit...

Çfarë ndodh me trupin tuaj...

Le të shohim se çfarë ndodh nëse filloni t'i jepni përparësi gjumit: Do të mësoni gjëra të reja më shpejt. Nëse bëni gjumë mjaftueshëm, kjo do t’ju sjellë efekt pasi...

Studimi: E qara i ndihmon...

Marsha Weinraub, profesore psikologjie thotë se nga mosha gjashtë muajsh, shumica e foshnjave flenë natën, duke i zgjuar nënat e tyre vetëm rreth një herë në javë. Megjithatë, jo të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X