Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve, linin vajza shtatzanë dhe u shisnin fëmijët: çmimet për vajzat dhe për djemtë

Policia ne Nigeri ka zbuluar nje rrjet trafikantesh qe merrnin vajzat, i linin shtatzane dhe i shisnin femijet. Ne krye te gjithe kesaj qendronte nje grua, e cila ishte nene e pese femijeve.




0 0

Një ngjarje e rëndë e zbuluar nga një operacion policior ka tronditur mbarë opinionin publik në gjithë botën pak ditë më parë.

Policia shpëtoi 19 vajza dhe gra shtatzëna që ishin rrëmbyer dhe dhunuar në Lagos në Nigeri në vendin e quajtur “fabrika e fëmijëve“. Mes shumë faktesh trishtues e tronditës të kësaj historie, është edhe fakti se në krye të këtij rrjeti trafikantësh ishte një grua.

Shumica e grave, të moshës midis 15 dhe 28 vjeç, u rrëmbyen dhe u lanë shtatzanë me forcë, me qëllim që pas lindjes, foshnjat e tyre të mund të shiteshin për përfitimin e personave të implikuar në këtë çështje.

Vajzave iu ishte premtuar punësimi si punëtore shtëpiake në Lagos, qyteti më i madh i Nigerisë.

Por, realiteti i hidhur ishte që u mbajtën në këto zona dhe u përdorën si skllave për marrëdhënie intime, u detyruan gjithashtu të sillnin në jetë fëmijë, të cilët më pas u shitën.

Gruaja që drejtoi operacionin, e njohur si Zonja Oluchi, u arratis pak para operacionit policor.

Zonja Oluchi dyshohet për trafikimin e vajzave nga rajonet jug-lindore në Lagos.

Një zëdhënës i policisë tha që oficerët kishin arrestuar dy gra të tjera, të cilat punonin si infermiere pavarësisht se nuk kishin trajnime mjekësore.

Pasi lindjes së vajzave dhe grave, fëmijët e tyre dërgoheshin në një nga tre rajonet e mëtejshme, ku u shiteshin blerësve.

Zonja Oluchi dyshohet se shiste foshnjat djem për 1,121 dollarë dhe vajzat për 672 dollarë. Përveç krimit shumë të rëndë e shkeljes ligjore, kemi të bëjmë edhe me një diskriminim ndaj gjinisë femërore, ende pa ardhur në jetë.

Autoritetet kanë nisur kërkimet për të dyshuarën, e cila vetë është nënë e pesë fëmijëve.

Një zëdhënës i policisë tha që autoritetet po punonin për të rehabilituar gratë e reja të shpëtuara.

Lexo edhe: Mami nuk e lindi motrën…një histori rrëqethëse në Tiranë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X