Imagjinoni sikur jeni një fëmijë 10-vjeçar dhe jetoni në një qytet mesatar për nga madhësia (sipërfaqja, popullsia) dhe dëshironi të vizitoni shokun tuaj të ngushtë i cili gjendet vetëm pesë minuta larg, gjithmonë nëse këtë rrugë do ta bëni me këmbë. Dhe një problem jo i vogël është rruga e madhe dhe e rrezikshme që të ndan ty me shokun tënd, por edhe një tjetër rrugë që gjendet mes jush dhe parkut, shkruan gazeta e njohur britanike ”The Guardian”, që i kushton një hapësirë të gjerë bashkisë së Tiranës dhe mënyrës se si ajo e ka përballuar me sukses këtë problem.
Ndërkohë ti, ky fëmija 10 vjeçar, pyet prindërit nëse mund të shkosh në këmbë të takosh shokun tënd, ata kundërshtojnë, dhe për më tepër janë shumë të zënë që të çojnë vetë në vendtakim.
Dhe kështu ndoshta t’i mund të lidhesh me shokun tënd në SnapChat, apo thjesht të “shijosh” një orë me tepër lojërat virtuale që janë shkarkuar në smartfonin tuaj (mamit apo babit) në kolltukun e rehatshëm të shtëpisë. Pra, ke humbur rastin për të bërë aktivitet fizik dhe për t’u argëtuar, ke humbur ndërveprimin me lagjen tënde dhe sigurisht që ke humbur lojërat me mikun tënd.
Ky është realiteti për shume fëmijë sot, por nuk duhet të jetë gjithmonë kështu.
”Mos e nënvlerësoni fuqinë e fëmijëve”, thotë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Pasi një sondazh tregoi se prindërit në këtë qytet shpenzonin më shumë kohë me makinat sesa me fëmijët e tyre, Veliaj e ka përdorur këtë statistikë si një mbështetje morale për t’u rifokusuar tek prioritetet.
Në një qytet me fonde jo të mëdha, bizneset kanë sponsorizuar transformimin e kopshteve dhe të çerdheve nga ”qeli burgu” të rrënuara në hapësira të mrekullueshme, edhe me 10 godina të tjera të reja nëpërmjet partneritetit publik-privat.
Mbylljet e përsëritura të trafikut në sheshin gjigant ”Skënderbej” për aktivitete të ndryshme, bindën banorët që ta pranojnë këtë shesh si një hapësirë të përhershme pa makina. Çdo tre muaj zona e këmbësorëve zgjerohet me një rrugë më tepër, derisa qendra e qytetit të bëhet plotësisht një zonë pa makina.
Edhe ndotja nga grimcat e pluhurit ka rënë me 15%.
Ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë në një qytet ku makina është simbol i statusit potent. Ndërtimi i një zone të gjerë argëtimi në liqenin artificial të Tiranës u shoqërua me protesta, disa herë të dhunshme.
“Një minoritet që ngre zërin dhe është shumë i lidhur dhe i motivuar, do të bëjë shumë zhurmë”, thotë Veliaj.
Duhet të keni besim se shumica e heshtur do të shfaqet kur ai të hapet. Dhe ata u shfaqën.
Gjatë vitit të parë, Veliaj siguroi një sipërfaqe prej 40 000 metrash katrore nga ndërtimet e paligjshme ku ndërtoi 31 kënde lojërash.
Pylli Orbital është i populluar nga ”pemët e ditëlindjeve” të fëmijëve, ku familjet i mbjellin në vende të caktuara.
“Ndërkohë që vendet e tjera po flasin për mure, ne po ndërtojmë mure prej pemësh për t’i dhënë oksigjen qytetit”, thotë Veliaj.
Rreth 60% e pemëve do të sigurohen nga qytetarët dhe sipërmarrjet, të cilat do të mbjellin dy pemë për çdo makinë të kompanisë.
Një unazë e re e qytetit, që do të shërbejë për kalimtarët, çiklistët dhe transportin publik është duke u ndërtuar.
Tirana lavdërohet gjithashtu për “këshillin e qytetit me fëmijë”, ku përfaqësuesit e rinj takohen me kryebashkiakun, debatojnë dhe mësimet e tyre i marrin pas në shkollë.
“Gjëja e mrekullueshme rreth fëmijëve është se nuk kanë axhendë të fshehur dhe ata janë zëri më i mirë për të nxitur prindërit e tyre që të riciklojnë, të ecin dhe të përdorin biçikletën për në shkollë”, thotë Veliaj.
Po ju nëna a bini dakord me konstatimin e ”The Guardian”? A mendoni se Tirana është e sigurt për vogëlushët tuaj? Dhe çfarë nëse jo, si dhe çfarë mund të bëhet më shumë?
Lexoni dhe: Te njihemi me qytetin e Korces
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu