Te njihemi me qytetin e Korces

0 0

Korça është një qytet që shtrihet në pjesën juglindore të Shqipërisë, e cila është qendra e banuar më e madhe e pellgut me të njëjtin emër. Korça si qytet dhe rrethi i saj shquhen për objektet dhe mjediset e veçanta me vlera të larta turistike. Në Korçë ka fushë të gjerë veprimi turizmi kulturor, ekologjik, malor etj. Në Korçë ndodhen Muzeu i Artit Mesjetar Shqiptar dhe Muzeu i Arsimit Kombëtar, Shtëpitë muze të piktorit me famë Vangjush Mio dhe atdhetarit të shquar Themistokli Gërmenji. Korça i ofron turistëve një trashëgimi të pasur kulturore në arkitekturë, urbanistikë, monumente kulture etj. Të veçanta janë ushqimet që servirin në restorantet, pijet karakteristike si vera, birra “Korça”, vodka korçare etj.

Nëse doni t’i shpëtoni rrëmujës së plazheve të zhurmshme, vapës së madhe në verë, apo dimrit monoton të qyteteve të mëdha, nëse jeni të pasionuar pas natyrës, pyjeve, maleve, liqeneve, apo pas historive të vjetra dhe atmosferave të veçanta kishtare, atëherë nuk duhet të lini pa vizituar Korçën dhe rrethinat e saj. Një zonë me një histori të lashtë dhe me klimë të begatë, me njerëz mikpritës dhe punëtorë, një zonë ku përzihen bashkë ndikimet kulturore nga krejt Ballkani, por edhe nga Perëndimi. Mos ngurroni, në Korçë do të kaloni një përvojë fantastike.
Por, le të shikojmë me qartë se çfarë do të gjejmë në Korçë!

Klima
Korça ka një klimë mesdhetare kontinentale dhe pjesërisht mesdhetare malore me ndryshime të mëdha në temperaturë. Muaji më i nxehtë është Gushti, ku temperature mesatare është 25 gradë, dhe muaji më i ftohtë është Janari, gjatë të cilit temperaturat shkojnë disa gradë nën zero. Stina e verës është e thatë, ashtu sic është edhe klima e këtij qyteti në përgjithësi. Rreshjet më të shumta bien në formën e dëborës, të cilat janë të përvitshme. Numri më i madh i ditëve me borë arrihet gjatë muajve Dhjetor-Janar. Nëse do të vizitoni Korçën në stinën e pranverës dhe verës duhet të fusni në valixhen tuaj veshje relativisht të holla të cilat mund të shoqërohen edhe me një xhaketë, sidomos për në mbrëmje. Përsa i përket fëmijëve, duhet të keni me vete pizhamet e gjata për në darkë dhe veshje me mëngë të gjata edhe për gjatë ditës. Nëse do të vizitoni qytetin në stinën e vjeshtës dhe dimrit, duhet të keni më vete veshje të trasha. Gjatë dimrit është i domosdoshëm përdorimi i dorezave, shallit dhe kapuçit, sidomos për fëmijët.

Kur është koha më e përshtatshme për të ardhur në Korçë?
Të katërta stinët kanë bukurinë e vet për një udhëtim në Korçë, por stina më e bukur do të ishte dimri gjatë së cilit Korça ofron një panoramë të mrekullueshme nën petkun e bardhë. Gjithashtu interesante do të ishte Korça gjatë stinës së vjeshtës ku përveçse do të keni mundësi të shikoni bukurinë e qytetit, do të shijoni edhe frutat e mrekullueshme të zonës.
Një moment tjetër shumë i këshillueshëm nga ne për të vizituar këtë qytet do të ishte sezoni festave, ku mund të përmendim Krishtlindjet dhe Pashkët. Një alternativë shumë e mirë do të ishte edhe muaji Gusht gjatë së cilit, tashmë prej 10 vjetësh organizohet “Festa e birrës”.

Ku mund të akomodohemi?
Në Korçë do të keni mundësi të gjeni hotele të ndryshme në varësi të nevojave tuaja familjare, sidomos nëse jeni duke udhëtuar me fëmijë. Disa nga hotelet që mund të gjeni në këtë qytet janë:
• Hotel Konti, i cili, nëse jeni duke ardhur nga rruga kryesore Tiranë-Korçë ndodhet në hyrje të qytetit;
• Hotel Kocibelli (ish turizmi);
• Hotel Life gallery, një hotel luksoz Ii cili ndodhet tek bulevard Republika (rruga e parkut rinia);
• Hotel George, i cili ndodhet në rrugën Korçë-Mborje;
• Hotel Regency, i cili ndodhet mbrapa hotel Kocibelli, në qendër të qytetit;
• Grand hotel, ndodhet në qendër të qytetit (pjesë e ish-turizmit).

Restorante dhe bare në Korçë

Nëse jeni familje e cila parapëlqen picat një alternativë shumë e mirë do të ishin:
• Piceri Le Blanc, ndodhet pranë kinemasë së qytetit, përballë ish Dolçe vitës;
• Piceri antic, ndodhet tek bulevard Republika (rruga e parkut);
• Restorant dhe piceri Secret, ndodhet tek bulevard Republika;
• Pica Romea, ndodhet në qendër të qytetit, pranë kishës së katedrales.

Nëse preferoni të konsumoni diçka në restorant do t’ju këshillonim:
• Taverna Vasili, e cila ndodhet tek bulevard republika;
• Restorant Life Gallery, ndodhet tek hoteli me të njëjtin emër;
• Restorant Secret;
• Restorant Vila Cofiel, pranë gjykatës.
Sigurisht që një familje me fëmijë do të dëshironte pak amtosferë të qetë ndërsa është duke kaluar pak çaste në një lokal të caktuar. Për këtë arsye ju këshillojmë që ndërsa jeni me fëmijët tuaj të shkoni tek baret e mëposhtme:
• Bar le blanc, i cili ju ofron edhe një sallë lojërash në katin e dytë, në të cilin mund të lini fëmijën tuaj të luajë nën kujdesin e punonjëseve kundrejt një pagese prej 200 lekësh të reja;
• Baret e shumta në zonën e pedonales, në të cilën fëmijët mund të kënaqen duke luajtur me pëllumbat, sidomos gjatë stinës së verës;
• Bar Sky kafe, pranë katedrales;
• Bar-restorant Premier, i cili ndodhet tek pedonalja;
• Bar vanesa, ndodhet tek zona e parkut rinia.

Nëse keni nevojë për të kaluar një mbrëmje të bukur në çift do t’ju këshillonim:
• Find four;
• Diva bar;
• Republika beer house;
• Life gallery&avenue 55 beer house;
• Bar stay;
•Bar secret;
• New versus club, në të cilin mund të kaloni një mbrëmje me muzikë.
Nëse keni dëshirë të çoni fëmijën tuaj në një ambient lojërash mund të zgjidhni “Shtëpia magjike”, e cila ndodhet tek zona e quajtur “3 këndëshi”.

Kuzhina korçare
Restorantet e këtij qyteti ofrojnë një kuzhinë të pasur tradicionale dhe të huaj, ku zakonisht mbizotëron ajo italiane. Përsa i përket asaj tradicionale do të keni munësi të shijoni lakrorët e famshëm me dy petë, të cilët piqen në saç. Për më shumë shije ju këshillojmë të provoni ato të “Taverna Antoneta” në Boboshticë.

Çfarë mund të vizitojmë në Korçë?
• Vizitorët vendas dhe të huaj që vizitojnë Korçën kanë mundësi të orientohen lehtësisht në muzeumet, institucionet publike, parqet dhe vendet e tjera të vizitueshme në qytet. Në çdo kohë, ju mund të vizitoni të gjitha atraksionet turistike, të përfshira në turin e qytetit janë vendosur tabela informuese dhe orientuese.
• Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar
• Muzeu Kombëtar i Arsimit
• Xhamia e Iliaz Bej Mirahorit
• Parku “Themistokli Gërmenji”
• Shtëpia Muze e piktorit Vangjush Mio
• Teatri “Andon Z. Çajupi”
• Bulevardi “Republika”
• Birra Korça
• Varrezat e Dëshmorëve
• Parku “Rinia”
• Pazari
• Katedralja “Ngjallja e Krishtit”
• Hija në mozaik e Katedrales së Shën Gjergjit
• Pedonalja
• Qendra kulturore “Vangjush Mio”
• Muzeu “Gjon Mili”
• Biblioteka “Thimi Mitko”
• Muzeu Oriental “Bratko”
Muzeu Arkeologjik
• Lagjet e vjetra të Korçës

Lexoni edhe: Cfare ofron Pogradeci per familjaret?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X