Nëse keni një fëmijë adoleshent në shtëpinë tuaj duhet patjetër të lexoni çfarë ka për të thënë psikiatria, e diplomuar në psikologji klinike, Rosalba Trabalzini, në lidhje me disa simptoma psikike që prindërit nuk duhet të nënvlerësojnë tek fëmijët adoleshentë.
Ja çfarë duhet të keni parasysh…
Depresioni
Fillon me një ndjenjë të vazhdueshme mërzie dhe humbje të interesit ndaj aktiviteteve, mendon dhe sillet negativisht. Fëmija mund të shfaqë edhe kriza të qarash, ndjenja faji, frustrim, lodhje dhe humbje të energjisë, çrregullim të ciklit gjumë-zgjuar, dhimbje koke dhe muskujsh të vazhdueshme , izolim në aspektin social, mungesë në shkollë etj.
Shqetësimet në ushqyerje
Kujdes me anoreksinë. Fëmija mund të përdorë shpesh laksativë me preteksin së ka vështirësi në defekim. Kujdes me ushqimet që nuk përmbajnë kalori të mjaftueshme, nënshtrimin ndaj dietave, kontrollin e përditshëm të peshës. Kujdes edhe me buliminë, fëmija do të fillojë të shkojë në tualet menjëherë pasi ha për të provokuar të vjellën. Në këtë mënyrë fëmija humb elektrolitet dhe në veçanti vitaminën K e cila lidhet me probleme kardiake.
Varësitë
Shenjat që nuk duhet të anashkaloni janë të lidhura me nevojën e theksuar për të bërë ose përdorur diçka, nervozizëm i tepruar, shqetësime me gjumin, tërheqje sociale, si edhe të gjitha shenjat e depresionit.
Psikoza
Përfaqësojnë të gjithë grupin e shqetësimeve mendore më enigmatike në evoluimin dhe ndërtimin e tyre, pa harruar edhe mënyrën e trajtimit të tyre. Mos nënvlerësoni: mendimet se diçka e keqe do t’i ndodhë familjes, ndjesinë e vazhdueshme se diçka apo dikush është duke i bezdisur (në të vërtetë nuk po ndodh), ndjesitë e çuditshme në trup apo çrregullime nga realiteti, mendime jo të organizuara si edhe përgjigje pak të lidhura me njëra-tjetrën, vështirësi në përqëndrim dhe ecuri jo e mirë në shkollë, mungesën e motivimit në jetë si edhe irritimin e vazhdueshëm dhe shenjat e depresionit.
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
A duhet të trajtohen dhëmbët...
Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...
Ilaçe të reja për trajtimin...
Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...
Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...
Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu