Semundje te sistemit nervor

0 0

Cfare eshte Meningiti dhe Encefaliti?
Meningiti eshte nje pezmatim, infeksion, i cipes (membranes) qe mbeshtjell trurin. Eshte nje semundje shume e rende qe duhet trajtuar menjehere. Encefaliti eshte nje infeksion i brendshem i trurit, mjaft i rende, qe shkakton shenja te ngjashme me meningitin. Shkaktare te meningitit dhe encefalitit mund te jene disa viruse dhe bakterie.
Simptomat
– Ethe.
– Pergjumesi, keputje, ose grindje e papritur dhe jo e zakonshme.
– Keqesim i gjendjes se nje femije qe ka patur nje semundje ngjitese te meparshme, si fruthi, shytat, gripi.
– Te vjella te shpeshta dhe me force.
– Mungese oreksi.
– Dhimbje e forte koke, ne foshnjat e vogla shfaqet nje fryrje e lehte e fontanels (gropezes se hapur ne pjesen e perparme te trurit) dhe ne disa raste ajo rreh, pulson.
– Kur kerkojme te perkulim qafen perpara, ajo eshte e forte dhe shkakton dhimbje tek femija ose kur tentojme ta përkulim, femija ngrihet lart me gjithe trupin si derrase.
– Konvulsione (dridhje).
– Disa here ka shfaqje ne lekure te njollave te sheshta, ne ngjyre te kuqe gjaku, ose vishnje.
Drejtohuni sa me pare tek mjeku ne rast se dyshoni qe femija juaj ka meningit, ose encefalit.
Çfare mund te beje mjeku?
Mjeku do te vizitoje femijen dhe ne rast se mendon per meninigit apo encefalit do ta dergoje per ta shtruar menjehere ne spital, sepse femija do te kete nevoje per analiza dhe mjekim te veçante.

Cfare eshte Epilepsia (semundja e tokes)?
Epilepsia eshte nje semundje qe shfaqet me konvulsione si pasoje e nje demtimi te trurit. Tek femijet qe diagnostikohen dhe mjekohen, pjesa me e madhe e ketyre krizave me konvulsione zhduken deri ne adoleshence.
Ka disa forma te epilepsies qe mund te kene shenja me te lehta pa konvulsione (semundja e vogel), ku per disa caste femija humb perqendrimin dhe duket sikur eshte i shkeputur nga bota qe e rrethon.
Simptomat
Semundja e vogel
– Nderprerje e papritur e levizjeve
– Femija ne moment duket se nuk eshte i vemendshem. Ai perhumbet me nje shprehje hutimi. Pas disa sekondave rikthehet ne gjendjen normale.
Shfaqjet e konvulsioneve te epilepsise
– Humbje e papritur e ndergjegjes duke bere qe femija te rrezohet.
– Krahet dhe kembet behen te forte si dru.
– Ka kontraksione (perdredhje) te gjithe trupit.
– Urinim i pavullnetshem.
– Pergjumesi ose rikthim pak nga pak i ndergjegjes kur zhduken dridhjet e trupit.
Çfare duhet te bejme?
– Gjate nje krize konvulsive shtriheni femijen ne hije. Qendroni prane qe te siguroheni qe femija te mos vritet, por mos u perpiqni te ndaloni perdredhjet e femijes.
– Shikoni qe mos te shkoje gjuha mbrapa dhe te mbytet femija.
– Mbas nje krize te rende konvulsioni, vendoseni femijen te shtrire ne pozicion te fiksuar anesor.
– Ne rast se e ze gjumi mos u mundoni ta zgjoni, por kontrollojeni nese merr fryme mire.
Drejtohuni ne menyre urgjente tek mjeku ne rast se femija juaj paraqet:
– Nje konvulsion te rende per here te pare.
– Nje konvulsion te rende te gjithe trupit qe zgjat mbi 3 minuta.
– Disa konvulsione qe pasojne njera-tjetren ne seri.
– Keshillohuni me mjekun ne rast se femija juaj ka momente qe duket se humb plotesisht vemendjen, eshte i hutuar, nuk ju përgjigjet dhe duket sikur ka humbur çdo lidhje me boten qe e rrethon.
Çfare mund te beje mjeku?
Mjeku mund t’ju keshilloje ta shtroni ne spital qe te beje disa analiza. Mund t`ju japi nje medikament qe mban nen kontroll krizat konvulsive, te cilin duhet t’ja jepni sipas keshillave se tij.

Lexoni edhe: Aktivizimi i sistemit imunitar tek nena mund te demtoje trurin e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X