Epilepsia dhe shtatezania

0 0

Epilepsia gjatë shtatëzanisë është një patologji ende “misterioze” për ata që e shohin nga jashtë, megjithatë mund të themi se sot, falë përparimit të shkencës është në gjendje që kjo sëmundje të mbahet nën kontroll edhe gjatë shtatëzanisë, sigurisht që duke treguar kujdes shumë të madh.

Si është e mundur që një grua me epilepsi të jetë shtatëzanë?

Në ditët e sotme kjo gjë është më e lehtë pasi ekzistojnë shumë medikamente të cilat ndihmojnë gruan të mbajë nën kontroll si edhe të reduktojë krizat epileptike. Megjithatë është shumë e rëndësishme që shtatëzania të planifikohet pasi të jetë kryer një vizitë tek mjeku neurolog dhe gjinekolog, si edhe sëmundja të kontrollohet me shumë kujdes gjatë 9-të muajve të shtatëzanisë.

Cilat janë komplikacionet që mund të shfaqen?

Mund të ndodhë që medikamentet e marra të shkaktojnë keqformime të fëmijës, si probleme kardiake, skoliozë, defiçite në sistemin nervor etj. Gjithashtu me rrezik janë edhe krizat që nëna mund të përjetojë, sidomos gjatë trimestrit të parë kjo pasi ato shkaktojnë ulje të nivelit të oksigjenit tek fëmija, gjë e cila mund të shkaktojë shkëputje të placentës ose dëmtime të tjera serioze. Me përdorimin e medikamenteve të reja si për shembull: lamotrigina, topiramato dhe levetiracetam, ky rrezik ulet, por nuk zhduket plotësisht.

Cfarë duhet të bëjë gruaja?

Ajo duhet të ndjekë një jetë shumë të rregullt, duke favorizuar sa më shumë gjumin e natës, duke evituar të gjitha substancat eksituese.

Mund të transmetohet edhe tek fëmija?

Fëmija në këtë rast është më i rrezikuar të jetë epileptik krahasuar me fëmijë të lindur nga nëna të shëndetshme.

Procesi i lindjes

Ky është një moment pak kritik për disa arsye, dhe më kryesori është stresi që nëna mund të përjetojë nga ngjarja, modifikimi i parametrave fiziologjikë në mënyrë të menjëhershme si kontraksionet, të cilat mund të provokojnë aktivitetin epileptik edhe në nivel cerebral. Gratë me këtë sëmundje janë më të rrezikuara për të bërë lindje prematurë. Gruaja mund të lindjë në mëyrë natyrale ose cezariane, duke qënë në gjendje t’i nënshtrohet anestezisë epidurale ose spinale. Nuk këshillohet lindja në ujë pasi një krizë mund të rrezikonte nënën dhe fëmijën. Nëna mund të ushqejë me gji.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X