Sa minuta gjumë shkurton qëndrimi në tablet?

0 0

 

Çdo orë e kaluar duke luajtur me tablet ose telefon celular shkurton me 15 minuta kohën e gjumit të fëmijëve nën 3 vjeç. Për të nxjerrë në pah këtë, një ekip studiuesish të Universitetit Birkbeck të Londrës, morën në konsideratë një mostër të fëmijëve nën 3 vjeç, duke përfshirë 715 prindër, për t’i pyetur për aktivitetin dixhital të fëmijëve të tyre. Rezultatet ishin të qarta: më shumë tabletë, më pak gjumë.

Nevojiten rregulla të mira

“Lejimi i fëmijëve për të përdorur tablet dhe smartfonë mund të jetë zhvillues, por sensi i masës është një domosdoshmëri,” paralajmëron Dr. Angela Raimo, neuropsikiatër për fëmijë. “Para së gjithash, sidomos para moshës 3-vjeçare, koha e kaluar para ekranit duhet të jetë maksimumi 30 minuta në ditë”.

Këshilla të tjera, që vlejnë për tabletin dhe telefonin celular, janë: kurrë mos ia jepni fëmijëve para gjumit, sepse pengojnë rënien në gjumë dhe shkaktojnë shqetësime gjatë natës.

Gjithashtu mos lejoni fëmijët të shohin video lojëra që nxisin agresionin, të tilla si ato që sigurojnë eliminimin e armiqve, sepse nuk janë edukative.

Një distancë prej të paktën 60 centimetra duhet të mbahet mes ekranit dhe syve, përndryshe mund të ketë lodhje të syve. Audio duhet të mbahet në minimum, sepse ekspozimi ndaj tingujve me zë të lartë mund të shkaktojë shqetësim.

Ta dini!

Mos e lini fëmijën pa mbikëqyrje: ai mund të zgjedhë lojëra jo të përshtatshme për moshën e tij.

Lexo edhe: Ja perse nuk duhet ta qetesoni femijen tuaj me tablet apo smartfon






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X