Ja perse nuk duhet ta qetesoni femijen tuaj me tablet apo smartphone

0 0

Mund të ndodhë që gjatë një darke me miqtë tuaj apo ndërsa jeni duke parë një film, fëmija juaj të fillojë të qajë dhe kërkojë diçka që ju nuk mund t’ja jepni për momentin, dhe për këtë arsye ju për ta qetësuar i jepni aparatin tuaj smartphone, një laptop apo tablet në mënyrë që të shijoni të qetë mbrëmjen. Për disa studiues amerikanë kjo nuk është një mënyrë e mirë për të qetësuar fëmijën pasi mund të ndikojë negativisht në zhvillimin emocional të fëmijës.

Sipas tyre fëmija që është duke bërtitur duhet të mësohet të qetësohet vetë, pasi nëse do t’i ofrohet tablet ai nuk do të jetë në gjendje të mësojë të kontrollojë emocionet e tij. Sipas psikologëve, fëmija ka nevojë të gjejë një mënyrë për të kontrolluar emocionet e tij, dhe jo për një mënyrë që t’i “mbulojë” ato me programe lojërash apo filmash me kukulla online.

Sot aparatet e tillë mund të gjenden në cdo shtëpi dhe fëmija është mjaft i ekspozuar ndaj tyre që në moshë të vogël. Sot nuk është çudi që një fëmijë 2-vjeçar të dijë të përdorë më mirë se një i rritur një iPhone! Gjithnjë e më shumë studimet po i vënë rëndësi ndikimit negativ të kompjuterit dhe televizorit në zhvillimin social dhe gjuhësor të fëmijës.
Dhe ndërsa po trajtojmë një rast të tillë, na vjen në mendje një situatë e krijuar në një familje pikërisht nga përdorimi i tepruar i televizorit. “Fëmija 3-vjeçar i vajzës time kishte një zhvillim të mirë gjihësor për moshën e tij. Duke qënë se asaj i duhej të punonte u kujdes të gjente dikë që të qëndronte në shtëpi me fëmijën ndërsa ajo nuk ishte atje. Personi ishte një i afërm i familjes dhe do të bënte edhe disa punë shtëpie. Pasi kaluan disa muaj, fëmija filloi të fliste gjithmonë e më pak, duke arritur deri në një pikë që nuk fliste më fare! Pasi u munduan të kuptojnë çfarë ka fëmija zonja që kujdesej për të tha se mund të kishte një ndikim televizori që fëmija shikonte gjatë gjithë kohës. Ajo tha se nuk mund ta linte fëmijën të qante ndërsa kërkonte pa pushim të shikonte kukullat. Menjëherë prindërit morrën masa dhe e dërguan fëmijën në kopësht. Pra ne kuptuam se bëmë gabim që menduam se fëmija ishte i vogël për të shkuar në një institucion të tillë. Atje është vendi më i përshtatshëm që fëmija të marrë zhvillimin e duhur dhe kështu ndodhi. Djali filloi të rikuperonte fjalët që kishte “humbur” dhe përveç kësaj është shumë i lumtur që shoqërohet me bashkëmoshatarët e tij”, shprehet gjyshja e 3-vjeçarit.

Duke marrë edhe në konsideratë rastin e mësipërm mund të themi se fëmija ka nevojë të shoqërohet me bashkëmoshatarët e tij në park, kopësht, çerdhe etj, në këtë mënyrë ai do të marrë një zhvillim korrekt, ai do të ketë mundësi të bashkëbisedojë me ta, gjë që të cilën televizori apo kompjuteri nuk ja ofron. Këtë e sqarojnë edhe ekspertët, të cilët theksojnë se këto pajisje i marrin fëmijën një pjesë shumë të rëndësishme të ditës, të cilën mund ta shfrytëzonte për të bërë aktivitete të tjëra shumë herë më të rëndësishme.

Një problem tjetër që ata ngrenë është edhe përdorimi i pajisjeve të cilat prindërit i përdorin në mënyrë që fëmija i tyre të mësojë shkronjat. Ata janë pro përdorimit të tyre vetëm për fëmijët e moshës parashkollore.

Përveç pasojave negative që këto pajisje sjellin për zhvillimin social, emotiv dhe gjuhësor të fëmijës, psikologët përmendin edhe pasojat ngative në zhvillimin fizik të tij. “Përdorimi i pajisjeve elektronike do të kërkojë mbajtjen për një kohë të gjatë në dorë si edhe lëvizjen e shpejtë të gishtave të vegjël të fëmijës. Këto lëvizje përsëritëse, do të jetë për dorën e fëmijës një veprimtari intensive, i cili më pas do të mendohet se do të jetë disi më i “paaftë” të kryejë detyrat e thjeshta që do t’i jepen në shkollë nga mësuesit”.

Lexoni edhe: Ja pse nuk duhet ta përdorni celularin tuaj kur fëmija është duke ngrënë

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X