Rritja e moshës ul aktivitetin fizik, ja si ndikon të bërit prind

0 1

Kalimi nga adoleshenca në moshën madhore sjell me vete një rritje të peshës dhe një ulje të aktivitetit fizik. Dy studime nga Qendra për Studime Diete dhe Aktiviteti (CEDAR) në Kembrixh e konfirmojnë këtë, botuar në Obesity Review.

Jo vetëm kaq. Studiuesit gjithashtu theksuan se rritja e moshës madhore është faza e jetës në të cilën niveli i mbipeshes rritet më shpejt. Shtimi në peshë lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet në dietë dhe aktivitetin fizik që ndodhin në kalimin nga shkolla e mesme në moshën e punës dhe më pas edhe me ardhjen e fëmijëve.

Dieta gjithashtu përkeqësohet

Në rishikimin e parë të studimit, studiuesit analizuan 19 studime dhe vunë në dukje se fundi i shkollës së mesme ishte shoqëruar me një ulje shtatë minutëshe në aktivitetin fizik në ditë. Në një masë më të madhe për meshkujt, me një ulje prej 16.4 minutash në ditë për burrat, krahasuar me 6.7 minuta në ditë për gratë. Por ushqimi gjithashtu përkeqësohet për sa i përket cilësisë. “Fëmijët – shpjegon Eleanor Winpenny, një nga autorëet e studimit – jetojnë në një mjedis më të shëndetshëm, me ushqim të duhur dhe ushtrime fizike të inkurajuara brenda shkollave, por presionet e Universitetit, të punës dhe kujdesit për fëmijët çojnë në ndryshime të dëmshme shëndetësore afatgjata”.

Ardhja e fëmijëve = më shumë kilogramë

Në rishikimin e dytë, ekipi i hulumtimit shqyrtoi ndikimin e të bërit prind. Një mjet studimor sekondar që përfshiu gjashtë studime zbuloi se ndryshimi në indeksin e masës trupore (IMT) midis të qenit pa fëmijë dhe të bërit prindër është 17%: një grua me gjatësi mesatare (164 cm) pa fëmijë merr rreth 7.5 kg në pesë / gjashtë vjet, ndërsa një nënë me të njëjtën gjatësi arrin pothuajse 9 kg më shumë.

 

Për të qëndruar në formë, Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon të ndërmerren 10 mijë hapa në ditë, domethënë rreth 7 km. Ecja ul kolesterolin, ul presionin e gjakut, zvogëlon rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare dhe mban nën kontroll peshën.

Lexo edhe: A ndikon mishi i kuq ne shtimin e peshes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X