Rrëzon djalin padashje, pëson thyerje të kafkës

0 0

 

Ne të gjithë përpiqemi t’i mbajmë fëmijët tanë sa më të sigurt, por nganjëherë ndodhin aksidente. Kjo nuk ju bën prindër të këqinj, por sigurisht ju streson shumë.

Aktorja Jenny Mollen, kohët e fundit zbuloi se padashje ka rrëzuar djalin e saj 5-vjeçar Sid dhe ai është vrarë në kokë. Mollen dhe burri i saj Jason Biggs kanë kaluar ditët e fundit duke u kujdesur për të, pasi është lënduar rëndë.

“Të shtunën në mbrëmje, unë e rrëzova djalin tim me kokë, duke shkaktuar thyerje të kafkës së tij”, shkroi Mollen në Instagram. “Unë do të jem përgjithmonë mirënjohëse për qendrën Lenox në qendër të qytetit për përgjigjen dhe ndihmën e menjëhershme. Faleminderit të gjithë infermierëve, neurologëve, pediatërve, banorëve, stafit të kafenesë dhe grave të guximshme që mbajnë të pastra banjat e pacientëve”.

Sid tani po shërohet në shtëpi (dhe po ha shumë akullore, sipas mamasë së tij). Mollen thotë se ka qenë një javë traumatike dhe ka një mesazh për prindërit e tjerë që kanë pasur një aksident të ngjashëm: “Ju nuk jeni vetëm”.

Alison Tothy, një mjeke e urgjencës, profesore e pediatrisë në Universitetin e Çikagos dhe anëtare e Akademisë Amerikane të Pediatrisë thotë se prindërit shpesh ndjehen sikur fëmijët janë më të sigurt me ta, prandaj shpesh marrin më pak masa paraprake gjatë lojës me fëmijët e tyre.

Fëmijët lëndohen duke luajtur aeroplan ose duke u hedhur në ajër nga nëna apo babai. Ata lëndohen kur një prind gabon gjykimin e një kornize të derës dhe godet kokën. Ata lëndohen, sepse ne jemi thjesht njerëzorë.

Tothy thotë se prindërit nuk duhet të shqetësohen shumë për plagosjen e mundshme të fëmijës së tyre. Përfitimet e të luajturit me ta tejkalojnë rreziqet. “Në fund, është më e rëndësishme të ndërveproni me fëmijët tuaj”, thotë ajo.

Ne nuk mund t’i mbajmë fëmijët tanë në një flluskë. Ndonjëherë ndodhin aksidente. Ne mund ta kuptojmë se si prind, do të dëshironit të kthenit kohën dhe t’i shmangni ato pak sekonda, por siç dëshmon Mollen, nuk mund ta bëjmë këtë.

Por ne mund të ecim përpara dhe të jemi të mirë me veten, pasi foshnjat tona (dhe zemrat tona) do të shërohen.

Lexo edhe: Si ta kuptoni se femija juaj po keqtrajtohet ne shkolle






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X