Kur fëmija ka nevojë për mua, unë jam në këmbë menjëherë!

0 0

 

Edhe vetë habitemi me atë çfarë jemi në gjendje të bëjmë kur jemi prindër. Madeline Crawford kurrë nuk do ta besonte se do të ishte në gjendje të rriste një fëmijë me nevoja të veçanta që kërkonte vazhdimisht kudjes mjekësor.

Por vajza e saj e vogël Natalea ka një problem në sistemin e tretjes ku organet dëmtohen, pësojnë ndryshime shumë të shpeshta që shkaktojnë dhimbje të forta dhe të vjella e për rrjedhojë duhet të ushqheet përmes një tubi .

Crawford e ndau historinë e saj në Instagram. “Shpesh më pyesin nëse do ta kisha vazhduar shtatzaninë po ta dija problemin e vajzës. E vërteta është që nuk e di ç’do të kisha bërë. Në fakt nuk do ta kisha menduar kurrë se jeta jonë do të ishte e tillë. Nëse dikush do t’më kishte thënë se do të isha nëna e një fëmije me  nevoja të veçanta , nuk do ta kisha besuar kurrë.

Rritja e një fëmije të tillë sigurisht që kalon nëpër shumë ulje-ngritje, por të gjitha këto do t’ju bëjnë prindër më të mirë.

“Kur vogëlushja ime ka nevojë për mua, unë jam menjëherë në këmbë!

Nat është shumë më tepër se problemet e saj mjekësore. Ajo na fal kaq shumë dashuri dhe gëzim. Kur ke kaq shumë dashuri, si prind do të heqësh nga rruga çdo pengesë për të siguruar më të mirën për fëmijën tënd. Kur je prind i një fëmije me nevoja të veçanta, mëson të jesh më tolerant dhe i kuptueshëm me të tjerët në situata të ngjashme”.

Lexo edhe: Vogelushja e paralizuar i shpeton jeten vellait






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X