Risitë e Përnenat.al në ndihmë të të gjitha nënave, intervistë në News 24/ VIDEO

0 0

Një nga tematikat e diksutuara këtë mëngjes në emisionin e përditshëm Vila 24 në televizionin informativ News 24 ishte ajo e mëmësisë, shqetësimeve, pikëpyetjeve dhe ekpseriencave të nënave të reja. E ftuar në këtë rubrikë ishte Ledia Tahiraj, si thelemulese e një prej hapësirave vrituale që bën bashkë numrin më të madh të nënave në Shqipëri dhe jo vetëm, themeluesja e website-t pernenat.al.

Një bisedën miqësore rreth nënave dhe bebave u ngritën shumë diskutime lidhur me pyetjet që kanë nënat, shqetësimet më të shpeshta, ku Ledia foli për ekpseriencën në punën e saj tashmë 3-vjeçare me nënat. Duke qenë se stafi ipërnënat.al është në kontakt të përditshëm me to, ajo tregoi se ndër tematikat më të diskutuara në portal është infertiliteti, një problem me shifra në rritje në vendin tonë së fundmi. Pyetjet e nënave drjetuar faqes sonë janë të ndryshme, për shembull lidhur me dietën e duhur që mund të rrisë pjellorinë e një gruaje apo bashkëshortit të saj, vitaminat që duhet të marrë në formë suplemetnesh etj.

Një tjetër tematikë shumë e diskutuar në site-n tonë është edhe ushqyerja e fëmijëve, e cila ndryshon me ritme të shpejta me rritjen e fëmijës. Që nga mosha 4-6 muajshe kur fillojnë ushqimet e para të ngurta e në vazhdim, e me çdo muaj që kalon, përbërës të rinj futen në dietën e të vegjëlve, ndryshon sasia apo mënyra e gatimit dhe për të gjitha këto nënat pyesin e ndajnë mendime me njëra-tjetrën.

Për pjesën më të madhe të shqetësimeve, në site-n tonë ekzistojnë materiale të marra nga revista shkencore e site të besueshme mjekësore, por ka gjithashtu edhe hapësira ku nënat mund të diskutojnë me njëra-tjetrën në hapësirën DISKUTIMET, e lançuar në site-n e ri në qershor të këtij viti. Aty nënat mund të flasin me njëra-tjetrën për ekserienca të ndryshme në lidhje me fëmijët.

Ledia theksoi se përnënat.al ka një qëndrim të hapur e të qartë që nuk synon të mbulojë kompetencat e mjekut, prandaj për gjithçka së pari duhet marrë miratimi i mjekut.

Duke i qëndruar kësaj linje, një nga planet më të afërta të përnënat.al është që së shpejti të ofrojmë edhe ndihmën e një pediatri dhe gjinekologeje për çdo pyetje që kanë nënat.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X